Shqiponja e maleve skajsshmërisht e rrezikuar në Kosovë

Degradimi i natyrës

Shqiponjën e kemi simbol kombëtar. Por, shqiponjat po ikin prej nesh. Pos humbjes së këtij lloji madhështor, ky është një indikator se për gjendjen jo të mirë të mjedisit në vendin tonë.

Shqiponja e maleve, lat. Aquila chrysaetos (Linnaeus, 1758) vlerësohet si skajsshmërisht i rrëzikuar, për shkak se popullatat native të saj janë në rënie e sipër. Në Librin e kuq të faunës së Republikës së Kosovës thuhet se ajo është e rrezikuar nga nga helmimi i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm dhe se ky lloj ka popullatë shumë të izoluar. Në vitin 2018, kur është bërë hulumtimi, besohej se numri i numri i individëve të rritur të jetë vetëm rreth 50.

Kjo shpesë madhështore grabitçare përshkruhet se është me madhësi 66–90 cm, mashkulli peshon 2840–4550 g, femra 3630–6665 g (rrallë deri në 7200 g), kurse hapja e krahëve është 180–234 cm. Femra peshon rreth 50% më shumë se mashkulli dhe është rreth 10% më e madhe se mashkulli. Si të rritur janë kryesisht sedentarë, kurse gjatë disa viteve të para të jetës së tyre shtegtojnë.

Gjuajnë pre të llojeve të ndryshme si: gjitarë, reptile, shpendë, ujëtokësorë, peshq etj. Ky lloj mund të gjendet në një gamë të gjerë të habitateve të rrafshëta ose malore, të hemisferës veriore, kryesisht të hapura dhe shpesh edhe
mbi nivelin e drunjve, nga niveli i detit deri në 4000 m. Në Kosovë është vërejtur në Zaplluxhë, Bajgorë, Gropa e Erenikut.

Ndonëse lloji është i mbrojtur dhe zonat ku është i përhapur janë zona të mbrojtura, lista e kërcënimeve të saj është bukur e gjatë, ajo rrezikohet nga bujqësia dhe akuakultura, prodhimi dhe minierat energjetike, gjuetia dhe grumbullimi i kafshëve tokësore, prerja dhe vjelja e pyjeve, etj.

Ekspertët këshillojnë se për ta ruajtur lloji, është e domosdoshme mmbrojtja e tokës e ujit, mbrojtja e lokalitetit e zonës, mbrojtja e resurseve dhe habitateve, menaxhimi i tokës e ujit etj. /bbgreenkosova

Burimi: Libri i kuq i faunës i Republikës së Kosovës
Foto: Vern Wilkins, wikimedia.org

Leave a Reply