Sa ekologjik është udhëtimi me tren
Edhe pse në Kosovë transporti hekurudhor është duke funkisionuar pjesërisht, operon vetëm në dy destinacione Prishtinë –Pejë dhe anasjelltas dhe Prishtinë –Hani i Elezit –Shkup- Hani i Elezit-Prishtinë.
Jo të gjithë përdorin trenin për udhëtime në këto drejtime, por sa është i rëndësishëm për mjedisin për të udhëtuar me tren.
Efekti i gazrave për kilometër në transportin hekurudhor është 80% më pak se makinat. Në disa vende, më pak se 3% e të gjithë transportit emetimet e gazit vijnë nga trenat.
Metodat më miqësore me mjedisin më shumë se trenat janë ecja në kembë dhe çiklizmi. Prandaj nëpër shumë vende të botës zgjedhin të udhëtojnë me tren sepse është ekologjike dhe bëhesh miqësor me natyrën duke kursyer ndotjën.
Një linjë e trenit mund të bartë 50,000 njerëz në orë, duke krahasuar këtë me një korsi autostrade pa pagesë, nga e cila mund të lëvizin vetëm 2,500 njerëz në orë.
Për të zgjedhur një tren për udhëtim shpëton edhe prej ndotjes akustik, zhurmës dhe efektit negativ si tek njerëzit ashtu edhe te kafshët. Zhurmat akustike të makinave mund të shkaktojnë dëme në gjendjen psikologjike të njerëve. Zhurmat, ndotja sjell stres të lartë, pagjumësi, shqetësim dhe efekte të tjera të dëmshme.
Ne sjellëm këtë artikull dhe po ndajmë me ju për të mirën e mbrojtës së natyrës dhe shëndetit tuaj.
Burimi: saveatrain