Një breshkë e lidhur me një GoPro dokumenton botën nën ujore

Më të rejat

The fish whisperer është një kanal në Youtube i cili ka dokumentuar jetën e pellgut duke e lidhur një breshkë me një kamera GoPro në zhguallin e saj, dhe është një eksperiencë po aq e lezetshme sa tingëllon.

Ky profil në Youtube është i mbushur me aventura të “pëshpëritësit të peshqëve”, duke ushqyer peshq e krijesa të tjera, duke eksploruar në natyrën nën ujore dhe duke publikuar video të ndryshme me jetën e breshkave, por në këtë video më të veçantë, breshka e quajtur Tank, na e tregon jetën e saj nën ujë.

Në përshkrim të videos ai kishte shkruar, ” Në këtë video, unë do e lidh një GoPro në një breshkë rrëshqitëse me veshë të kuq, e më pas atë e ushqej me peshq nga dora ime, shpresoj se do të e shijoni këtë këndvështrim të ndryshëm nga pikpamja e një breshke!”

Në video mund të shihet bota nën ujore e Tankut, i cili takohet me breshka të tjera, udhëton nëpër thellësitë e pellgut të baltës dhe ushqehet me peshq,e gjitha kjo duke na siguruar një pamje nga jeta e breshkave dhe e gjallesave të tjera në botën nën ujore, e cila pamje do tju japë një kënaqësi dhe të cilën nuk duhet ta humbisni.

Mbi të gjitha, Tank është një kinematograf i mirë dhe ishte një kënaqësi të eksploronim brenda habitatit të tij. /bbgreenkosova./

Burimi : https://interestingengineering.com/video/turtle-strapped-with-a-gopro-documents-endearing-underwater-life

Leave a Reply