Është zbuluar një specie e re e bretkosave në Peru
Pyjet e largëta të lindjes së maleve të Andeve në Peru janë disa nga vendet më të pashkelura në botë.
Në lartësi mbi 12000 metra, disa pjesë të reja të pyjeve zgjaten duke mbuluar tokën shkëmbore të tyre, e këto janë të rrethuara nga likene e myshqe. Duke u fshehur poshtë tyre gjenden disa bretkosa të vogla ngjyrë kafe e të cilat kanë gjymtyrë të shkurtë. Këto bretkosa nuk jetojnë afër ujit prandaj nuk e fillojnë jetën si bretkosat normale, por ato në dalin direkt nga vezët si bretkosa të vogla.
Këto bretkosa të veçanta mund të kenë ekzistuar poshtë këtyre shkëmbinjëve për shumë shekuj, por kanë qenë të panjohura nga shkenca deri tani. Alessandro Catenazzi, një biolog në universitetin e Floridës bashkëpunoi me një ekip në Peru dhe së bashku identifikuan specien e re të bretkocave dhe i quajtën Phrynopus remotum.
Kur shkencëtarët së pari zbuluan këto bretkosa, në shikim të parë ato duken të njëjta sikur bretkocat e tjera të cilat jetojnë në këto temperatura e në aq lartësi të mëdha. Në laborator Catenazzi mori ADN-në e bretkosave dhe ai e konfirmoi se kjo specie është një specie e re e pazbuluar më parë.
Phrynopus remotum i referohet vendit në të cilin janë zbuluar bretkosat, i cili vend mund të vizitohet vetëm pas udhëtimit me kuaj për disa ditë nëpër male. Kurse Catenazzi thotë se vetëm se ky vend nuk vizitohet tani nuk domethënë se do të jetë njëjtë në të ardhmen. As fshehja përfundi shkëmbinjëve nuk do ti ndihmojë këto bretkosa nëse do të ndërtohen rrugët ose nëse kjo tokë do të përdoret për agrikulturë.
Por tani pasi që shkencëtarët e dijnë që këto bretkosa ekzistojnë, mbrojta e tyre do të fillojë të praktikohet.
“Me zbulimin e kësaj specie, ne do të mund ti bindim njerëzit për vlerën e këtij vendi, ne thjesht mund të thojmë, ja këtu gjendet një specie që nuk gjendet askund tjetër në botë”, tha Catenazzi. “Kjo arsye do ti bind njerëzit se kjo zonë ka vlerë të madhe dhe se duhet të mbrohet”, tha ai.
Burimi:https://www.ecowatch.com/