Ndotja e ujit
Sipërfaqja e planetit është i mbuluar me 71% me ujë, jeta është shumë ngusht e lidhur me ujin, prandaj ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm për njeriun por edhe për organizmat tjerë.
Është konstatuar se sot në botë gjysma e njerzëve ballafaqohen me mungesë të rezervave të ujit të pijshëm, ndërsa gjysma jetojn në shtëpi jashtë standardave apo edhe pa shtëpi fare.
Planeti ynë pa ujë do ishte një top guri i zhveshur, pa tokë pjellore dhe pa atmosferë. Ujë është materie e pazëvendësueshme, burim i ushqimit dhe i materieve të domosdoshme minerale, është edhe burim i resurseve energjitike.
Për të jetuar qeniet e gjalla uji duhet të jetë i pastër, përndryshe me shekuj njeriu ka hedhur mebturina në ujë dhe është rrezikuar mbijetesa e tyre. Sot uji ndotet nga shumë faktor, disa nga to janë plehrat, zbërthyesit nga nga amvisria dhe fabrikat, metalet e shumë ndotës të tjerë. Të gjitha këto papastërti i gjejmë në lumë e nga aty bartën në det ose në oqean.
Ndotja e ujërave për ditë e më shumë po bëhet problem serioz. burimet e ndotjes janë mbeturinat e ushqimit,hedhurinat industriale,teknologjike dhe kanalizimet e qyteteve.Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokave.
Lumenjtë për çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si: plehra,pesticide dhe insekticide.Pesticidet janë agjens kimik të cilët asgjësojnë dëmtuesit,pra llojin e caktuar,mirëpo shpeshherë duke i eleminuar dëmtuesit dëmtohen edhe ata organizma që janë të dobishëm.
Ujërat në afërsi të qyteteve përmbajn mikroorganizma, ku prezenca e tyre është e pranishme më shumë në ujërat pak të lëvizshëm.Mikroorganizmat mund të vendosen në indet e peshqve dhe guacave me të cilat njerëzit infektohen pas konsumimit.Sot në botë për çdo vit sëmuren me mija persona nga sëmundjet që barten me ujë.Ndotja është prezente gati çdokund rreth qyteteve të mëdha.
Burimi: wikipedia