Ndërtimi shkakton ndotje, si të mbrohemi?
Qytetet tona, e sidomos Prishtina, janë shndërruar në kantierë ndërtimesh të shumëta, kryesisht ndërtesa banimi.
OJQ-ja EC ma ndryshe nga Prizreni, bën të ditur se, sipas hulumtimeve të fundit, sektori i ndërtimit kontribuon në 23% të ndotjes së ajrit, 50% të ndryshimit klimatik, 40% të ndotjes së ujit të pijshëm dhe 50% të mbeturinave të deponisë në shkallë globale.
Në faqen e saj në internet, para do kohe ajo ka publikuar një vide të të realizuar në kuadër të projektit “Ndotja nga Ndërtimi”, financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, KFOS.
Po ashtu, kjo OJQ ka publikuar edhe studimet UDHËZUES PRAKTIK PËR KOMPANITË E NDËRTIMIT “MË PAK NDOTJE GJATË NDËRTIMEVE” dhe “TREGUESIT MJEDISOR PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT TË SEKTORIT TË NDËRTIMIT”, të cilat mund të shkarkohen duke klikuar në titujt e tyre këtu.
Burimi: EC ma ndryshe
Foto: BB Green Kosova