Mrekullia e burimeve të nxehta në thellësitë e oqeaneve

Më të rejat

Kështu duket eksplorimi i burimeve të nxehta në thellësinë e oqeanit paqësor.

Në brendësinë e thellë të ujërave të oqeaneve, grumbuj të mëdha të ujërave të nxehta burojnë në gejzere. Në ato burime gjenden gjallesat më të çuditshme në botë.

Ky mund të duket si vendi i fundit të cilin do të donit ta vizitonit, por ky ekosistem ka implikim të madh në oqean. 

Vitin e kaluar, një ekip shkencëtarsh eksploruan thellësitë e oqeanit që të studionin këto gejzere, gjatë një interviste me Earther ata shpjeguan se ai vend është sikur të vizitosh një botë tjetër.

Thellësitë e ujërave të kripura janë mjediset më pak të kuptuara në botë, vetëm një e pesta e oqeaneve është zbuluar, dhe prandaj ky ekip shkencëtarësh eksploruan disa nga thellësitë e oqeanit paqësor në bregdetet e Meksikës që të i kuptonin më mirë  burime hidrotermale.

Ekipi zbuloi se në këto burime gjenden gjallesa të ndryshme si peshqit, guacat, gaforre të bardha, e krimba të quditshëm të gjatë deri në dy metra.

“Në sipërfaqe të ujit, nuk është e mundshme të hasësh asnjëherë një ekosistem si ky këtu, ky është ambienti më i çuditshëm që kamë parë ndonjëherë.” Kishte thënë njëri nga shkencëtarët. Pasi që këto burime shumë shpejt nuk do të jenë aktive, shkencëtarët po mundohen të mësojnë se si këto ndryshime do të ndikojnë në ekosisteme ujore dhe edhe më gjërësisht. Nuk ka pasur shumë kërkime dhe eksplorime mbi këto fenomene, por vetëm studime, por ky ekip, ka plane që eksplorimet e tyre në thellësi të oqeaneve e të burimeve hidrotermale të vazhdojnë më tutje.

Më poshtë është i bashkangjitur linku me videon mahnitëse:

https://earther.gizmodo.com/it-really-is-otherworldly-what-it-s-like-to-visit-th-1844305760

Burimi:https://earther.gizmodo.com/

Leave a Reply