Raport i ri i IEA-së: Duhen më shumë investime për energji të pastër

Më të rejat

Vendimmarrësit do të jenë të detyruar që në këtë dekadë të dyfishojnë sasitë e parave të destinuara për hulumtime e zhvillim të përfitimit të energjisë së pastër, konstaton IEA-ja

Agjencia ndërkombëtare për energjetikë (IEA) këtë javë ka publikuar një raport të veçantë për inovacionet në fushë të energjisë së pastër, me të cilin konstaton se arritja e qëllimit për emision zero neto të emisionit të dioksidit të karbonit deri në vitin 20250 është e pamundur pa përshpejtim të madh të zhvillimit të energjive të pastra.

Bloomberg shkruan se, në bazë të raportit të IEA-së, vendimmarrësit do të jenë të detyruar që në këtë dekadë të dyfishojnë sasitë e parave të destinuara për hulumtime e zhvillim të përfitimit të energjisë së pastër me qëllim që të shmangies së pasojave më të këqija të cilat mund të na i sjellin ndryshimet e klimës. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë private dhe investuesit.

IEA ka bërë një analizë të 400 teknologjive të pastra energjetike, duke theksuar se, ndonëse teknologjitë e ripërtëritshme të cilat aktualisht përdoren mund të sigurojnë zvogëlim të dukshëm të emisioneve të dikosidit të karbonit, ato vetvetiu nuk janë të mjaftueshme për ndalimin e ngrohjes globale. Një pjesë e madhe e zvogëlimeve të emisioneve deri në vitin 2050 mbështetet në teknologjitë të cilat ende nuk kanë hyrë në përdorim masovik.

Deri sa në prodhimin e energjisë elektrike emisionet janë zvogëluar dukshëm duke ju falënderuar avancimit të teknologjive të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, e para së gjithash për shkak të pranisë gjithnjë e më të madhe të parqeve të erës dhe farmave solare, në sektorët tjerë janë të domosdoshme inovacionet dhe investime shtesë, në mënyrë që edhe në këto fusha të reduktohet emisioni i dioksidit të karbonit.

“Pa deklarbonizim të sektorit të transportit, nuk ka mundësi të arrihen qëllimet klimatike”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i IEA-sëm, Fatih Birol për Reutersin.

Krahas sektorit të transportit, rol të rëndësishëm luan edhe industria e rëndë. Teknologjitë, të cilat sigurojnë prodhimin e çimentos, çelikut dhe kikimaketeve të caktuara pa përdorimin e thëngjillit, ekzistojnë, por edhe më tej gjenden në faza të hershme të zhvillimit, duke pritur për investime, të cilat do të mundësonin aplikimin e tyre në përmasa industriale.

Katër teknologjitë më kritike, në të cilat duhet investuar janë deponimi i energjisë së ripërtëritshme, kapka dhe deponimi i dioksidit të karbonit nga atmosfera, energjia e biomasës dhe prodhimi i hidrogjenit të pastër, të cilat kryesisht janë në fazën e zhvillimit dhe/apo të shtrenjta.

Në qoftë se paratë, të cilat aktualisht anembanë botës ndahen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së koronavirusit të ri, në shumat të cilat numërohen me miliarda e biliarda dollarë, do të investohej në tregun e teknologjive të reja të përmendura më do të mund të pengohej emetimi i rreth 60 miliardë tonelatave të dioksidit të karbonit në atmosferë, që është dyfish më shumë se sa është emisioni global i emetimit nga sektori energjetik në vitin 2019, thuhet në raportin special të IEA-së, të cilin të tërë mund ta gjeni KËTU./bbgreenkosova

Burimi: Bloomberg, Reuters
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply