Për të shpëtuar planetin duhet të punojmë më pak?

Më të rejat

Kriza për shkak të pandemisë ka treguar se cilat punë i kemi vërtet të domosdoshme. Ky është një mësim i mirë në luftë kundër ndryshimeve klimatike, thonë disa shkencëtarë. Ata janë të bindur se mënyrë me të cilën punojmë duhet ta kthejmë së prapthi.

Virusi korona ka ndryshuar mënyrën se si ne punojmë. Disa janë ankuar se si të punojnë nga shtëpia me fëmijë prapa qafës, të tjerët ishin të lumtur sepse papritmas u janë hequr shumë detyrime, të tretët, veçanërisht stafi mjekësor, shitësit në supermarkete ose mbledhësit e plehrave, u shpallën heronjtë tanë.

Gjithçka mund të mësohet nga kjo, është i bindur Philip Fry, një student doktorature në Institutin e Teknologjisë në Karlsruhe. Mësime mund të merren veçanërisht për ndryshimin e klimës, dhe Fry ka idenë që evropianët duhet të punojnë vetëm nëntë orë – një javë.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis emetimeve të dioksidit të karbonit dhe orarit të punës”, thotë Fry. “Shumica prej nesh prodhojnë më pak CO2 gjatë fundjavave sesa gjatë ditëve të zakonshme të ditëve.”

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me industrinë apo sektorin për prodhimin e energjisë. Udhëtimi në vendin e punës është gjithashtu përgjegjës për ndotjen, si dhe konsumi i energjisë elektrike në zyra. Hulumtimet thonë gjithashtu se sa më i gjatë orari i punës, aq më i lartë është konsumi.

Ata që punojnë shumë dhe kanë pak kohë të lirë, më mirë do të shkojnë në punë me makinën e tyre dhe do të blejnë produkte që u kursejnë kohën, siç janë ushqimet e gatshme. “Ata preferojnë shpenzime ekstravagante dhe nuk jetojnë në mënyrë të qëndrueshme,” thotë një studim.

“Të gjithë e dinë se duhet të konsumojnë më pak,” thotë Fry. “Por ne nuk po debatojmë se si e kalojmë orarin tonë të punës. Është e zakonshme të japim rekomandime morale për individët, por ne duhet të rregullojmë tërë ekonominë “.

Ekonomia “narkomane”

Pushimi i detyruar gjatë krizës së koronës na dha kohë të mendojmë se cilat punë janë vërtet të nevojshme për një shoqëri. Këto shpesh janë punë me pagë të dobët në sektorin publik.

Shpesh është kjo edhe puna e papaguar, e cila, sipas Kombeve të Bashkuara, përbën 41 përqind të punës totale në botë – për shembull, kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit, punët e shtëpisë ose sjellja e ujit ku nuk ka ujë të rrjedhshëm në familje.

“Më shumë i vlerësojmë aktivitetet që prodhojnë fitime për ekonominë sesa punë që janë të rëndësishme për jetën tonë të qëndrueshme,” thotë Amaia Pérez Orozco, ekonomiste nga kolektivi feminist XXK. “Kjo është arsyeja pse kemi një kuptim plotësisht të çrregulluar vlerës së punës”.

Ne po shkojmë drejt kolapsit, deklaron Margarita Mediaville nga Universiteti i Valdolidit, sepse baza për prodhim po bëhet më e hollë, dhe sistemi po përpiqet të ruajë rritjen e përjetshme ekonomike. “Shoqëria jonë tashmë është në modelin e kolapsit,” thotë ai, dhe virusi korona vetëm e ka bërë atë edhe më të qartë.

Mediaville kujton se shoqëritë tradicionale kanë punuar vetëm aq sa ishte e nevojshme për të kënaqur nevojat e njerëzve. Ata mbronin natyrën, sepse mbijetesa e tyre varej nga ajo. Ekonominë e sotme ajo e quan “junk” (narkomane), sepse gjithmonë kërkon më shumë, varet nga nafta e lirë, puna e lirë dhe burimet e lira.

“Qëllimi tani është të prodhojmë gjithnjë e më shumë në mënyrë që njerëzit të kenë gjoja një jetë më dinjitoze”, thotë profesorja.

Të ardhura themelore për të gjithë?

Disa përkrahës të të ardhurave themelore – të ardhura që të gjithë do t’i kishin, pa marrë parasysh nëse dhe sa punojnë – kërkojnë që punëtorët të kenë më shumë fuqi, që për shmebull të mund të refuzojnëë një punë që është e keqe për shëndetin e tyre ose planetin.

Një eksperiment dy-vjeçar me të ardhura themelore u ka bërë Finlanda. Një lloj fitimi i tillë po aplikohet në Spanjë, dhe ministrat nga Italia dhe Portugalia po kërkojnë diçka të ngjashme për të gjithë Bashkimin Evropian.

Majtistët, si ish ministri grek i financave Yannis Varoufakis thonë se të ardhurat themelore duhet t’u takojnë njerëzve që humbasin punën e tyre për shkak të dixhitalizimit, sepse, për shembull, ato zëvendësohen me robotë në linjën e prodhimit. Ai mendon se të ardhurat e njerëzve që humbasin punën në këtë mënyrë duhet të financohen nga fitimet e kompanisë, dhe jo nga paguesit e taksave.

“Cili është qëllimi ynë kryesor?”, pyet Fry. “A është plotësimi i nevojave njerëzore duke harxhon sa më pak burime mjedisore?” Apo është një ekonomi e organizuar në atë mënyrë që të arrihet sa më shumë qarkullim dhe kompanitë të fitojnë sa më shumë që të jetë e mundur? ”

A është realist propozimi i tij për nëntë orë pune në javë? Po, për sa i përket mbrojtjes së klimës, por kjo nuk do të ishte e vlefshme ekonomikisht, thotë Fry. Do të ishte më realiste, thotë ai, të punojmë 20 ose 24 orë në javë. Disa studime thonë se është optimale për shëndetin e punonjësve, si dhe për produktivitetin.

Burimi: DW
Foto: Pixabay/Geralt

Leave a Reply