Si e zvogëluan qytetet amerikane ndotjen e ajrit?
Në platformën amerikane në internet për komunikim me publikun jashtë vendit Share America mund të lexohet se si disa qytete të mëdha të këtij shteti e kanë zvogëluar ndotjen e ajrit.
Në artikullin më titull Mësoni se si cilësia e ajrit është përmirësuar në këto qytete, janë paraqitur shembujt e Chicagos, Los Angelesit e Pittsburgut.
Që banorët e Chicagos të marrin ajër të pastër ka ndihmuar iniciative teknologjike Array of Things. Kjo nënkupton përdorimin e sensorëve të vënë në shtyllat e ndriçimit publik, në të cilët mblidhen të dhënat për mjedisin.
Është formuar edhe njësia për pengimin e ndotjes. Shoqata për shëndetin respirator në bashkëpunim me të tjerët, nxit përdorimin e automjeteve elektrike dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme.
Theksohet se Los Angelesi sigurisht se ka shënuar të arriturat më të mëdha në zgjidhjen e këtij problemi. Ky qytet ka qenë në zë të keq për shkak të smogut.
Gjendja ka ndryshuar me perdorimin e teknologjive të reja – paneleve solare, automobilave hibridë. Politikat kanë ndihmuar që emisioni i karbonit të shtohet vetëm katër për qind nga viti 1990 e deri më 2010.
Synohet shtimi i numrit të automjeteve të cilat nuk emetojnë gazra të dëmshme për 50 për qind dhe që të ndërpritet krejtësisht përdorimi i thëngjillit deri në vitin 2025.
Pittsburghu dikur ka qenë i njohur për fabrikat e çelikut. Tash është shembull se si përdoret teknologjia për ambient më të pastët. Bëhen përpjekje për përdorimin sa më të madh të automjeteve elektrike dhe ndërrimi i ndriçimit publik, me qëllim që të jetë e pranueshme nga aspekti mjedisor.
Është bërë edhe aplikacioni Smell Pittsbrugh, i cili ua mundëson qytetarëve që t’i paraqesin ndotësit. Ka angazhime që e njëjta gjë të bëhet edhe për nevojat e qytetateve tjera, bën të ditur Share America.
Burimi: Share America
Foto: AP Images