Valë e parëndomtë nxehtësie në Siberinë perëndimore

Më të rejat

Temperaturat kanë arritur vlera të pabesueshme prej 30 e 35 gradë Celsius

Kah fundi i majit Siberinë e ka goditur një valë e fuqishme e ajrit të nxehtë, e cila ka sjellë temperatura të larta, jonormale për këtë rajon, deri sa rekordet e temperaturës janë thyer në disa regjione rreth qarkut të Arktikut.

Titullin e vitit më të nxehtë në Rusi, qëkur përcillen temperaturat dhe mbahet statistika meteorologjike e ka marrë viti 2019, ndrësa nga janari i 2020-2ë, trendi i temperaturave jashtëzakonisht të larta nuk ka të ndalur.

Kjo valë e nxehtësisë, e cila ka ardhur nga Azia qendrore, ka goditur rajone të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të nxehta që nga fillimi i vitit. Qyteti i tretë me më së shumti banorë, Novosibirsk, pastaj Krasnojasku, si dhe Omski, Tomski, Kemerovo e malet e Altaikut janë vende ku temperaturat në maj kanë qenë rekorde prej 30 e 35 °C.

Në fshatin Hatanga, i cili gjendet në veri të rrethit Arktik në gjerësi gjeografike 72 gradë, më 22 maj është shënuar temperatura rekorde prej 25 °C, ndërsa temperatura më e lartë e matur këtu në të kaluarën ka qenë vetëm 12 °C.

Mesatarja ngrohjes globale në Rusi është më shumë se dyfish më i shpejtë nga mesatarja globale (Foto: W. Post)

Në peridhën prej janarit deri në prill temperatura mesatare në Rusi ka qenë për gati 6 °C më e lartë se ajo e rëndomta, me çka kjo periudhë ka shënuar rekord të rij, meqë ngrohja në vëllim të tillë nuk është shënuar deri më tash në asnjë vend tjetër.

Tempi i ngrohjes globale në Rusi është më shumë se dyfish më i shpejtë nga mesatarja globale, duke shkaktuar një varg pasojash negative.

Ndikimi në ekosistemin arktik tashmë vërehet, me zjarre të mëdha jotipike, të cilat kanë përfshirë pjesë të tëra të Siberisë në vitin 2020, si dhe shkrirja e shpjetuar e shtresave të borës e të akullit, siç është rasti me detin Karstik, i cili është pjesë e oqeanit të ngrirë të Veriut, ku zeoni i shkrirjes së akullit sivjet ka filluar një muaj më herët.

Viteve të fundit shkencëtarët shfaqin shqetësim për stabilitetin e permafrostit arktik, duke përfshirë edhe tokën e ngrirë të Siberisë. Permafrosti në disa lokacione tashmë ka filluar gradualisht të shkrihet, ndërsa me këtë proces mund të lirohet sasi e pabesueshme e dioksidit të karbonit i cili ka kaluar shekuj i ngujuar në tokë, me çka do të shpejtohej edhe më tej procesi i ngrohjes globale.

Deri më tash, Rusia, e cila është emituesi i katërt më i madh i gazrave me efektin e serrës dhe ekonomia e të cilës kryesisht varet nga nafta e gazi, nuk ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zvogëlimin e emisioneve të saj.

Burimi: The Moscow Times
Foto: NBC News, Washington Post

Leave a Reply