Vërtetohet përfundimisht: Ngrohja globale forcon stuhitë
Ky supozim ekziston tash e një kohë të gjatë, por nuk ka qenë lehtë të gjendet vërtetim në formë të të dhënave konkrete. Tash ato ekzistojnë…
Në tri dekadat e fundit uraganët dhe tajfunët po bëhen më të fuqishëm për shkak të ngrohjes globale dhe gjasat janë gjithnjë e më të mëdha se do të arrijnë kategorinë e tretë apo të jenë edhe më të fuqishëm, tregon hulumtimi i ri i bërë publik më 18 maj në Proceedings of the National Academy of Science.
Sipas shkallës Saffir-Simpson të uraganëve, e cil merr parasysh para së gjithash shpejtësinë e pandërprerë të erës, ekzistojnë pesë kategori në të cilat radhiten uraganët. Ata nga kategoria e tretë arrijnë shpejtësi prej 178 deri 208 kilometra në orë, mdërsa erërat nga kategoria e pestë mund të jenë më të shpejtë edhe se 252 kilometra në orë.
Ky hulumtim është i rëndësishëm për shkak se ofron konfirmim të mbështetur në të dhëna historike për atë që parashikonte teoria dhe modeli klimatik, e kjo është se ngrohja e sistemit të klimës shkakton stuhi më të fuqishme. Ky supozim ekziston tash e një kohë të gjatë, por nuk ka qenë lehtë të gjendet vërtetim në formë të të dhënave konkrete, sepse gjatë vitit nuk ka shumë uraganë e tajfunë dhe është vështirë të mblidhen të dhënat për shpejtësinë e erës dhe karakteristikat tjera të stuhive, ndërsa vetë mbledhjen e të dhënave e vështirëson edhe fakti se është e domosdoshme të vëzhgohet trendi i forcimit tëstuhive në nivel global. Tash, me shfrytëzimin e xhirimeve satelitore kjo përfundimisht është bërë e mundshme.
Për hulumtim janë shfrytëzuar xhirimet satelitore nga viti 1979 deri më 2019, të cilët me ndihmën e modelit kompjuterik janë analizuar. Studimin e udhëheq James Kossin nga Administrata kombëtare amerikane e oqeaneve dhe administratës (NOAA). Ekipi i tij para disa vitesh ka bërë një hulumtim të ngjashëm, por atëherë janë përdorur xhirimet satelitore të bëra vetëm në periudhën nga viti 1982 deri më 2009, Edhe ky hulumtim ka treguar se uraganët e tajfunët po forcohen, por për siguri përfundimtare ishte e domosdoshme të vëzhgohet një periudhë më e gjatë kohore, gjë që tash është bërë.
Siç bën të ditur The New York Times, fizikanët tash e një kohë të gjatë thonë se uraganët dhe ciklonët tjerë tropikë mund të bëhet më intensivë e më shkatrrimtarë me ngrohjen e Tokës, sepse uji i ngrohtë siguron më shumë energji, e cila e vë në lëvizje stuhinë.
Uraganët e kategorisë së tretë mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale. Në rajonet afër bregut mund të shkaktohen vërshime, ndërsa një numër i madh ndërtesash mund të dëmtohet seriozisht, ndërsa mund të shkaktohet ndërprerje e gjatë e ujit dhe e energjisë elektrike.
Burimi: The New York Times
Foto: @SergeyISS/Twitter)