Ulet në 50% përdorimi i pesticideve që të forcohet bujqësia organike
BE po kërkon të zvogëlojë përdorimin e pesticideve dhe të nxisë bujqësinë organike me strategjinë e saj të titulluar “fermë me sfurk”.
Njoftimi vjen me një vonesë, për shkak të koronavirusit, por Komisioni Europian thotë se kriza aktuale e bën politikën gjithnjë e më të ngutshme.
“Ne besojmë se në këtë periudhë në botë duke luftuar me një pandemi duhet të jemi duke menduar se si të rrisim rezistencën tonë, si të jemi në gjendje të përkthejmë dëshirën e njerëzve që të kujdesen për shëndetin e tyre, në projekte konkrete dhe plane”, u tha gazetarëve, Frans Timmermans, Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian.
“Pra, në atë kontekst, biodiversiteti dhe strategjitë e fermave janë një element kryesor i planit të rimëkëmbjes së BE”.
Synimet e përcaktuara në strategjinë “fermë me sfurk” përfshijnë:
Zvogëlimi me 50% e pesticideve deri në vitin 2030
Zvogëlim me 20% të plehrave kimik
Ulje me 50% e shitjeve të antimikrobeve të përdorura për kafshët dhe akuakulturën
Rritje me 25% e bujqësisë organike
Komisioni Europian thotë se kjo do të kontribuojë në një ekonomi të qëndrueshme me mjedisin siç parashikohet në Marrëveshjen e Gjelbër Europiane.
Në mënyrë që strategjia të bëhet realitet, Komisioni sugjeron: “Përveç masave të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), të tilla si eko-skemat, investimet dhe shërbimet këshilluese, si dhe masat e Politikës së Përbashkët të Peshkimit (CFP), Komisioni do të vendosë përpara një plan veprimi për bujqësinë organike “./BBGreenKosova
Burimi: Scan
Foto: sustainablepulse