Murrizi, ilaç për zemër e për qetësim

Bimët

Lulet e murrizit përdoren në mjekësi si ilaç për arteriosklerozë, hipertension, për forcimin e zemrës dhe për qetësim

Murrizi (Crataegus) është gjini e kaçubeve apo trungorëve të ulët nga familja e trëndafileve (Rosaceae). Ka tepër shumë lloje, prej të cilave për ne më i rëndësishmi është murrizi i bardhë (Crataegus monogyna) dhe murrizi i kuq (Crataegus oxyacantha). Rriten më së shumti deri në 15 metra lartësi, ndonëse mesatarisht kanë vetëm rreth 5 metra.

Murrizi mbinë vetë skaj pyjeve e fushave, në rrafshirë e nëpër bjeshkë, mes kaçubeve tjera dhe drunjve. Shpesh mbillet si rrethojë e gjallë.

Të dy bimët janë mjaltsjellëse, bletët më kënaqësi i vizitojnë lulet, sidomos pas shiut. Nektari gjendet në lulen e cekët, lehtë e thanë era dhe koha e thatë.

Murizi i kuq (Crataegus oxyacantha) është kaçube xhembore, e degëzuar apo dru i ulët, mund të rritet deri në 5 metra lartësi. Lëvoren e ka të hirtë në të kaftë, ndërsa degët njëvjeçare janë të kaftë të gjelbër. Gjethet janë të kundruellta vezore, me të prera të thella, jo njësoj të dhëmbëzuar, të prera trefish apo pesëfish, rriten në bishta të gjatë. Lulëzon në maj apo qershor. Lulet e bardha apo të rozë të çelur, pesëpetalesh lulet qëndrojnë në dukje mburoja vertikale. Fruti (murriz) është vezor apo i rrumbullakët, piçet në shtator apo tetor. Ka 2-3 fara.

Murrizi i bardhë (Crataegus monogyna) është kaçube me xhemba apo dru i lartë deri 8 metra. Bishtat me leshatukë të luleve dhe prerjet e ndara në gjethe e dallojnë nga murrizi i kuq. Gjethet varojnë për nga forma, poshtë janë kryesisht më pak të shkëlqyeshëm se të murrizit të kuq. Lulet e bardha me thekë janë më të vogla se të murrizit të kuq dhe zhvillohen 15 ditë më vonë. Frutat janë më të vegjël, me diametër 8 milimetra, me nga një farë. Emri monogyna do të thotë me një pistil.

Mishi i frutit të murrizit i pjekur në shtator apo tetor është i thatë dhe miellor. Shijen e kanë të thartë e të hidhur por bëhen të shijshëm pas acarit të parë. Mund t’i përdorim për përpunimin e marmelatave, kompotit, xhelatinës.

Hahen sythat gjethorë të pranverës dhe gjethet e reja. Për shembull, mund t’u shtohen sallatave me patate.

Gjethja e lulja e murrizit kanë veti shëruese, por lulet gjatë tharjes duhet ta ruajnë ngjyrën natyrale. Përdoren në mjekësi si ilaç për arteriosklerozë, hipertension, për forcimin e zemrës dhe për qetësim, për nervozë.

  • 1 lugë e vogle i çitet një filxhan ujë, lëhet të qëndrojë 15 minuta dhe kullohet. Pihet tri herë në ditë. Bima është e sigurt për përdorim.

Burimi: Literatura profesionale
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply