Vjena shpallet qyteti më i gjelbër në botë
Foto: WienTourismus/ Christian Stemper
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është shpallur qyteti më i gjelbër në botë.
Në rang-listën “Dhjetë qytetet më të gjelbra të botës 2020” të agjencisë amerikano-kanadeze Resonance Consultancy, Vjena ka marrë vendin e parë.
Siç thuhet në kumtesën e qytetit të Vjenës, pas kryeqytetit austriak janë Mynihu, Berlini e Madridi.
Janë analizuar mbi 100 qytete të botës sipas kritereve të cilët kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbra në sipërfaqen e përgjithshme të qytetit, shfrytëzimin e energjisë së përtëritshme, cilësinë e ajrit, ofertën e transportit të qytetit, ofertën e prodhimeve lokale në tregje.
Vjena, në krahasim me qytetet tjera, është veçuar me idetë e mobilitetit dhe parqet, por edhe për atë se, si njëri ndër metropolet e rralla, ka brenda kufijve të tij një park kombëtar.
Burimi: Balkan Green Energy News