Përveç tjerash rrezik për zhdukjen e specieve shtazore

Më të rejat

VAZHDON PETICIONI PËR NDALIMIN DEGRADIMIT TË MËTUTJESHËM TË AMBIENTIT NGA MINI HIDROCENTRALET DHE HIDROCENTRALET E VOGLA

Në javën e funti të tetorit filloi nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëmtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla.

Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve tona natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendim-marrës apo investitorë, na shtyen të protestojmë dhe të premtojmë se nuk do të ndalemi. Argumentet e mbledhura dëshmojnë se nëse nuk veprojmë TASH dhe menjëherë, lumenjtë e Kosovës, si dhe popullata që jeton në afërsi të tyre, do të shkatërrohen dhe degradohen në pakthim.

Sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla:

Në hapësirat e parqeve kombëtare, dhe zonat e mbrojtura me ligj, ku është rreptësisht e ndaluar.

Pa dokumentacion të kompletuar ligjor dhe pa u konsultuar të gjitha palët e interesit

Që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, e shumë të tjera.

Foto: balkangreenfoundation

Ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta nënshkruajnë peticionin në komunat ku ata jetojnë.

Që nga viti 1984 nuk u bë asnjë hulumtim  mbi burimet e ujit në Kosovë. E që nga kjo kohë nuk dihen resurset ujore të vendit.

Përpjekjet për ta ndalur ndërtimin e digave dhe centraleve të reja, edhe pas disa viteve, kanë vazhduar me intensitet të lartë nëpër gjithë rajonin e ballkanit, nga Valbona në Shqipëri, te Kruščica në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Stara Planina, Privoj e Kopaoniku në Serbi, e tash një lëvizje e tillë ka përfshi Kosovën.

Të ballafaquar me mundësinë që të mbesin pa burim të ujit të pijshëm, qytetarët në Serbi dhe Ballkan po bëjnë përpjekje për rezistencë. Logjika e ndërtimit masiv të hidrocentraleve të vogla vjen nga idea e prodhimit të sa më shumë energjisë nga burimet e energjisë së ripërtërishme. Në këtë mënyrë, shpresohet se prodhimi i energjisë elektrike do të jetë sa më i qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.

Foto: kallxo.com

Megjithatë, për shkak të mënyrës së planifikimit dhe ndërtimit të tyre, plot projekte të ndërtimit të hidrocentraleve janë shndërruar në një shkatërrim sistematik të natyrës, që përfshinë shterrjen e shtretërve të lumenjve dhe përçarjen e ujërave nëntokësore, dhe paraqet rrezik për zhdukjen e specieve shtazore që janë të mbrojtura rreptësisht, si dhe për shkatërrimin e vendbanimeve të njerëzve.

Leave a Reply