Kur filloi prodhimi në masë i plastikës?
Foto: https://en.wikipedia.org/wiki/Plastic
Plastika e parë e prodhuar në masë u shpik në vitin 1907, nga shkencëtari belg Leo Bekeland. Por, bumin e pati pas Luftës së Dytë Botërore, kur prodhimi global u rrit nga 1.5 milionë ton në vit, në vitin 1950, në 100 milionë tonë në vitin 1989. Në vitin 2017, u prodhuan gati 350 milionë tonë.
Mundësitë që ofron plastika janë thuajse të pafundme: Në format e saj të ndryshme ajo ka zëvendësuar çelikun në makina, drurin tek mobilje, letrën dhe xhamin tek ambalazhet, dhe pambukun tek rrobat. Nuk do të duhej duhej shumë kohë që ky material të depozitohej në mjedis.
Megjithëse shumica e plastikës rrjedh nga nafta – një lëndë organike – procesi i prodhimit gjeneron njësi kimike individuale të gjetura tek nafta, duke i ndihmuar ata të krijojnë lidhje shumë të forta karboni, ndryshe nga çdo gjë e prodhuar në natyrë. Për këtë arsye, organizmat që shkatërrojnë lëndën organike, nuk e dinë se si të shpërbëjnë plastikën.
Nga më shumë se 6 miliardë tonë mbetje plastike, të prodhuara që nga vitet 1950, vetëm 9 % është ricikluar, dhe 12 % janë djegur. Ndërkohë 4.7 miliardë mbetje plastike ndodhen në vend-depozitime, në male të mëdha me plehra që grumbullohen në çdo vend të botës.
Një pjesë e plastikës lundron nëpër oqeane, dhe përmes rrymave detare shprandahen në të gjitha anët. Pjesa tjetër e saj na rrethon në formën e mikroplastikës, grimca që shkojnë në përmasa nga mikroskopike deri në 5 milimetra të gjata. Termi mikroplastikë, u krijua në vitin 2004 nga Riçard Tompson, profesor i biologjisë detare në Universitetin Plajmauthit.