Ngrohja globale do të sjellë valë të forta të nxehti, shira e ciklone më të shpeshta e shkatërruese
Foto: Mark Ralson, AFP
Për shkak të ngrohjes globale, oqeanet do të kenë një rritje të paprecedent të temperaturës, acidifikimit dhe një rënie të oksigjenit. Alarmi jepet në një raport të Ipcc, komiteti shkencor mbi klimën në OKB, I fokusuar tek oqeanet dhe akullnajat. Mes efekteve të tjera, parashikohen dhe valë të forta të nxehti, shira e ciklone më të shpeshta e shkatërruese, rritje e nivelit të ujrave dhe reduktim I jetës nënujore.
Në raportin “Oqeani dhe kriosfera në një klimë që ndryshon”, lexohet: “Humbja e masës globale të akullnajave, shkrirja e permafrostit dhe tkurrja e mbulesës që akullt në arktik janë të destinuara të vazhdojnë në periudhën 2031-2050, për shkak të rritjes së temperaturave në sipërfaqe, me pasoja të pashmangshme mbi lumenjtë, por edhe me rreziqe lokale”.
Sipas ekspertëve, ngrohja detare dhe eventet ekstreme si El Nino, janë të destinuara të bëhen më të shpeshta, madje rritja e nivelit të detit, thonë ata, do të vazhdojë edhe përtej vitit 2100.