utrecht, holande, kosove, bicikletat, mjedisi, bbgreenkosova

Transporti publik i biçikletave

Më të rejat

Foto: mijnkeuze

Edhe parkingu i biçikletave ka të vendosur tabela elektronike të cilat tregojnë numrin e vendeve të lira

Utrecht-i, qyteti holandez me rrugët më funskionale për biçikleta, këtë javë bëri hapjen e parkingut më të madh të biçikletave në botë, me një kapacitet prej 12.500 biçikletash, shkruan nltimes.

Parkingu i biçikletave është hapur nën Sheshin e Stacionit që gjendet në afërsi të Stacionit Hekurudhor të Utrecht-it, që llogaritet si qendra e stacioneve hekurudhore në vend.

Parkingu, i emëruar sipas emrit të sheshit, fillimisht u hap dy vite më parë me një kapacitet prej 7.500 biçikletash, ndërsa këtë javë me ceremoni zyrtare u funksionalizua edhe pjesa e dytë për 5.000 biçikleta.

Kati përdhesë dhe i fundit i parkingut trekatësh të lartë 350 metra mund të përdoret nga parkuesit ditorë, kurse kati i mesëm me kapacitet prej 1.800 biçikletash është rezervuar për abonentë.

Hyrja dhe dalja nga parkingu është mundësuar përmes kartelës që përdoret për transportin publik ose përmes kartelës së huazimit nga parkingu.

Sikurse në parkingjet e automjeteve, edhe parkingu i biçikletave ka të vendosur tabela elektronike të cilat tregojnë numrin e vendeve të lira.

Parkingu punon pandërprerë dhe 24 orët e para të parkimit janë pa pagesë, ndërkohë që çdo ditë shtesë paguhet nga 1,25 euro. Ndërkaq, abonentët paguajnë 75 euro në vit.

Holanda është shteti i vetëm në botë që ka më shumë bicikleta se sa banorë.

“Vendi i biçikletave”,  me 17 milionë banorë dherreth 23 milionë biçikleta.

Leave a Reply