Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (1)
Autore: Behare Bajraktari
A bëhen çatitë e ballkonet e Prishtinës “tokë” bujqësore
Ky koncept i ri i jetesës, në kohën bashkëkohore,filloi nga parisienet, kur në vitin 2014 u zgjodh kryebashkiake e Parisit Anne Hidalgo ( Hidalgo është e lindur në San Fernando në Andalusia të Spanjës, madje gjyshi nga babai ishte një socialist i cili emigroi si refugjatë në Francë, pas luftës civile në Spanjë). Zonja nga Parisi e shpalli menjëherë synimin e saj për ta bërë Parisin një qytet më të gjelbër.
Plani i kryebashkiakës filloi së zbatuari në vitin 2016 duke nisur ‘Paris cultures’, një projekt që synon të mbulojë çatitë dhe muret e qytetit me 100 hektarë bimësi deri në vitin 2020. Një e treta e hapësirës së gjelbër sipas planit të saj duhej dedikuar bujqësisë urbane.
Por si të krijohen zonat e gjelbra dhe ushqyese në të njëjtën kohë?
Për gjelbërim, për urbanizëm, për rregull Prishtina as që mund të krahasohet me Parisin, “Kryeqyteti i dashurisë” edhe më tej nuk mbërri nivelin që e duan banorërt dhe projektuesit e kësaj nisme.
Por, a mundet Prishtina apo ndonjë qytet tjetër i Kosovës, ta ndjek këtë shembull?
Fatkeqësisht, zyrtarët e Prishtinës dhe ata të qeverisë së Kosovës, të cilët s’kanë as ide as plan konkret se si ta zgjidhin një problematikë të tillë.
Prishtina, dhe pjesa tjetër e Kosovës, çdo ditë e më shumë po përballet me degradim të mjedisit dhe mungesë të theksuar të gjelbërimit, prandaj është urgjente që secili në mënyrë individuale të ndikoj tek institucionet përkatëse që të bëjë diçka të mirë, dhe një kohësisht të veprojë në mjedisin e vet për mbjelljen e bimëve në hapësirat që i kanë.
Mjedisi është një koncept i gjërë dhe që përfshin aspektet ekonomike, sociale dhe estetike, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe arkeologjike si dhe mjedisin natyror dhe atij të krijuar nga vetë njeriu.
Derisa Bujqësia urbane, në Europë ka marrë një hov të madh, prijësit e institucioenve përkatëse të Kosovës madje nuk e njohin as si term! Për më tepër që e llogarisin si ofenduese disa, “si të bëhet bujqësi në qytet”?
Për të diversifikuar më shumë këtë temë iu drejtuam insitucioneve të vendit, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, gjithashtu edhe Komunës së Prishtinës, por asnjëra dhe as tjetra nuk u përegjigjen në pyetjet e parashtruara, pavarësisht përsëritjes së kërkesës në fjalë. Andaj, për këtë papërgjegjësi institucionale dhe, mbase padijeninë e tyre, ngelen pa përgjigje pytjet e parashtruara: Çfarë është Bujqësia Urbane në dokumentet e institucioneve të Kosovës? Kur do tw filloj ajo dhe pse Kosova ka nevojë të bëjë diçka të tillë?
Si planifikohet tw chrrwnjoset betonizimit me bujqësinë në Prishtinën e “bombarduar” nga termoelektranat e Obiliqit, e stërngarkuar me ndërtime pa kritere, mbeturina e mbetje nga objekte të shumta dhe betonizim gjithandej që prodhojnë ndotje? Zyrtart komunal, këtyre pyetjeve iu përgjigjen kështu: “Hyni në web-faqe të komunës së Prishtinës se atje kemi material që mund t’i referoheni mjedisit”. Dhe, nëse e vizitohet kjo faqe nuk gjendet asnjë përgjigje!
Për ta rikthyer në temë raportin e 2019 për Kosovën, BE-ja edhe më tutje e ka prioritet çështjen e mjedisit. Duke i cilësuar thirrjet publike në rritje për të adresuar sfidat serioze të mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike të cilat dëmtojnë shëndetin dhe jetesën e qytetarëve të Kosovës, shkruan BE-ja zyrtare.
Pikërisht kjo temë është thirrje publike për zyrtarët shtetror që të krijojnë koncepte moderne gjelbëruese urbane.
Parisient e filluan me shumë seriozitet, ta bëjnë Parisin të gjelbër dhe të shëndetshëm. Po Prishtina kur do të fillojë?