Shqetësimi i europianëve: Abuzimi me antibiotikë, hormone dhe steroide në kafshët e fermave, mbetjet e pesticideve në ushqim dhe aditivët e ushqimit
Dy në 5 europianë e konsiderojnë si interes personal sigurinë ushqimore dhe vetëm 1 në 5 thonë se bëhet shqetësimi i tyre kryesor në momentin që zgjedhin ushqimin. Për shumë europianë është një nga disa faktorë, bashkë me çmimin, shijen, vlerat ushqyese dhe origjinën e ushqimit.
http://www.efsa.europa.eu/en/press/news/190607
EFSA zhvilloi Eurobarometrin, me rastin e ditës së parë botërore të sigurisë ushqimore.
Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore u jep “konsumatorëve, prodhuesve dhe qeverive një shans për t’u përqëndruar në një çështje që shpesh merret si e mirëqene”, sipas Kombeve të Bashkuara. Rezultatet e anketës sugjerojnë se shumica e europianëve (55%) kanë një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për çështjet e sigurisë ushqimore dhe dy të tretat kanë ndryshuar sjelljen e tyre si rezultat i marrjes së informacionit për çështjet e sigurisë ushqimore.
Sondazhi i 2019 u zhvillua së bashku me shtetet anëtare të BE-së për të marrë perspektivat e reja dhe për të siguruar kontakt më të ngushtë me qytetarët. Ai ende lejon disa krahasime të dobishme me sondazhet e mëparshme.
Kur siguria e ushqimit është një faktor, nuk ka asnjë shqetësim të vetëm që mbizotëron në të gjitha vendet e BE. Megjithatë, ekzistojnë tre çështje që janë më të shpeshtat në 20 shtete anëtare të BE-së: abuzimi me antibiotikë, hormone dhe steroide në kafshët e fermave (44%), mbetjet e pesticideve në ushqim (39%) dhe aditivët e ushqimit (36%).
Këto ishin gjithashtu ndër shqetësimet kryesore të raportuara në Eurobarometrin e vitit 2010 mbi sigurinë e ushqimit. Megjithatë, europianët duken më pak të shqetësuar sesa kanë qenë më parë në lidhje me çështje të tilla si OMGJ-të dhe çështje të reja të tilla si mikroplastika janë paraqitur në radar të sigurisë ushqimore për herë të parë.
66% e europianëve kanë ndryshuar mënyrën si konsumojnë ushqimin pas marrjes së informacioneve për një rrezik potencial. (për gjysmën ndryshimi ishte i përhershëm, ndërsa për gjysmën tjetër ishte i përkohshëm)
Ndryshimet në mënyrën e konsumit të ushqimit janë më të përhapura tek femrat, ato në moshë mesatare dhe me nivel të lartë edukimi.
Sipas anketës së EFSA, gjithnjë e më pak njerëz kanë besim tek supermarketet, restorantet, industria e ushqimit dhe blogerët e njerëzit e famshëm me influencë.
Ndërkaq në terma pozitiv, pothuajse 43% e të pyeturve thonë se nismat e marra në vendet e unionit europian janë duke shtuar besimin tek njerëzit dhe ushqimi që hanë është i sigurt. Ndërsa 28% besojnë se në kontinent ka ekspertë të duhur që japin këshillat e nevojshme kur shohin që diçka nuk shkon me ushqimin që i serviret konsumatorit. /ata