Kujdesi i veturës në verë më pak aksidente

Më të rejat

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, është me rëndësi
mirëmbajtja e automjeteve dhe në veçanti, mirëmbajtjen e gomave

Çdo problem i gomave, mund të kenë ndikim në frenim, rritjen e shpejtësisë, drejtimin dhe komoditetin. Edhe makina më e fuqishme nuk do të funksionojë siç duhet nëse nuk është e pajisur me gomat e duhura.

Eshtë e rëndësishme të siguroheni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet. Nëse presioni i gomave është shumë i lartë, atëherë goma e prek gjithnjë e më pak tokën. Si pasojë, makina juaj do të ecë me vështirësi, dhe ju do të rrezikoni mundësinë e një shpërthimi të tyre.

Rrini në limitin e shpejtësisë dhe mos mbingarkoni makinën tuaj. Shpejtësia të ulëta shkaktojnë më pak presion mbi gomat dhe për rrjedhojë ulin dëmin, ndërsa shpejtësia për periudha të gjata në rrugët e nxehta do të rrisë temperaturën dhe fërkimin.

Duke ecur ngadalë do të keni fërkim më të pakët, dhe fërkimi më i vogël do të thotë më pak nxehtësi. Më pak nxehtësi do të thotë më pak mundësi për një shpërthim gjatë kohës që jeni duke ecur me shpejtësi të lartë.

Mos e mbingarkoni automjetin tuaj. Pesha e tepërt e vë presionin shtesë mbi gomat dhe krijon më shumë fërkime, duke i bërë ato të zgjerohen. Kjo funksionon kur temperaturat e rrugëve janë të larta. Është gjithashtu e nevojshme të mbani mend se mbingarkimi i makinës suaj rrezikon sigurinë tuaj.

Leave a Reply