Kush po e vuan ndryshimin klimatik?

Degradimi i natyrës, Më të rejat

Edhe pse po kontribuojnë shumë pak, në fakt as pak në shkatërrim të natyrës e ngrohjes globale, shtresat më të ulëta po i vuajnë më së shumti ndryshimet klimatike.

3.1 miliardë njerëz që përbëjnë 50 përqind të popullsisë më të varfër në botë krijojnë vetëm 7 përqind të shkarkimeve kumulative që po dëmtojnë planetin, tregon hulumtimi i Oxfam. Ndërkohë, 63 milion njerëz që përbëjnë 1 përqind më të pasur të botës prodhojnë më shumë se dyfishin e kësaj shume, ose 15 përqind të totalit.

Raporti vuri në dukje se “Gjatë 20-30 viteve të fundit, kriza e klimës është ushqyer dhe buxheti ynë i kufizuar global i karbonit u tret në shërbim të rritjes së konsumit të të pasurve tashmë, në vend se të nxjerrë njerëzit nga varfëria.”

Të dy grupet që vuajnë më shumë nga kjo padrejtësi janë ata më pak përgjegjës për krizën e klimës: njerëzit më të varfër dhe të margjinalizuar që tashmë luftojnë me ndikimet klimatike sot, dhe gjeneratat e ardhshme që do të trashëgojnë një buxhet të karbonit të varfëruar dhe një botë që përshpejton drejt shkatërrimit të klimës.

Të dhënat tregojnë se ndotjet nga Afrika nën-Sahariane përbëjnë më pak se 1 përqind të totalit. Megjithatë, kontinenti afrikan tashmë po mban barrën e madhe të ndikimeve negative të ndryshimit të klimës.

Më parë këtë javë, Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa bëri thirrje për veprim për të ndaluar ndikimin e ndryshimit të klimës në një deklaratë që ai bëri në Asamblenë e Përgjithshme të 75-të të Kombeve të Bashkuara.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të punojmë së bashku për të adresuar ndryshimin e klimës,” tha Ramaphosa. “Ndërsa rimëkëmbemi si pasojë e pandemisë COVID-19, ne kemi një mundësi për ta vendosur ekonominë globale në një rrugë zhvillimi elastik me karbon të ulët.” /bbgreenkosova./

Burimi: greenqueen.com

Leave a Reply