Reportazh për Gjakovën, pjesa 2: Komuna e Gjakovës, qyteti dhe mjedisi natyror

Më të rejat, Njeriu dhe natyra

Higjiena është gjysma e shëndetit, por pastërtia e qytetit është ligj

Parku i ri i Gjakovës dhe lumenjt (2)

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini është shumë krenar për ndërtimin e një parku të ri, ende pa emër, por që e konsideron shumë të rëndësishmë për gjelbërimin dhe për mjedisin në qytet.

Gjini për ‘BB Green’ Kosova, tha: ‘Ideja e parkut me shumë lloje të pemëve ka ekzistuar që moti, mirëpo ka pasur ide dhe propozime të ndryshme, ka pasur ide që në njërën pjesë të parkut të ndërtohen objekte të ndryshme. Karakteri kryesor i parkut ka mundësuar të mbillen të gjitha llojet e pemëve drunore që jetojnë në Kosovë’, tha Gjini. 

 Gjini mendon se mbjellja e këtyre pemëve drunore do të bëhet me faza, një fazë ka përfunduar tashmë, tjetra bëhet në fund të shtatorit. Por, a është i mjaftueshëm parku karshi nevojave të qytetarëve? 

Qytetarët janë mjaft kritik të paktën ata që i kemi takuar për realizimin e reportazhit mjedisor për Gjakovën.  Si shqetësim i madh i qytetarëve mbeten mbeturinat që hidhen gjithandej, si në lumin Erenik ashtu edhe lumin Krena, i cili së fundmi është restauruar, por që pamja e tij shëmtohet me mbeturina.

Lumi Krena

Kryetari Gjini tha më tej se, për mjedisin e Gjakovës janë kryer edhe punë të tjera, përveç rregullimit të urave. Është punuar shumë në ujërat e zeza, një pjesë e madhe e kolektorëve është përfunduar, lumi Krena ka qenë i gjithi me kanalizime, tani janë vendosur kolektorët në të dyja anët e lumit. Kemi mbjellë me mijëra drunj, gjithashtu.

Qyteti

Aktivisti mjedisor Burim Qarri e konsideron të rëndësishme ta theksojë se për ndotjen e mjedisit ka ndikuar edhe rritja demografike por edhe rritja e ndërtimeve: ‘Një gjë duhet ta kemi parasysh që popullata nuk është njësoj si ajo para luftës, tash është rritur popullata në Gjakovë, dhe është rritur ndërtimi, poashtu. Numri i kontenjerëve është i pamjaftueshëmm”.  Qarri thote se, jo në të gjitha rastet hedhja e mbeturinave  është për shkak të mungesës së kontenjerëve ‘për shembull në Shkukëz ka mjaftueshëm sosh, ku mund të përdoren për mbeturina, por qytetarët prapë thasët i lënë jashtë kontejnerëve. Më shumë se 40 herë e kemi pastruar Shkukëzen, liqenin e Radoniqit e lumenjtë e tjerë dhe përsëri ka shumë mbeturina’.

Mbeturinat në Shkukëz

Qarri thotë se duhet të edukohen fëmijët që nga shkolla, duhet të hyjë në shkolla lënda për ambientin,por edhe në familje.  ‘Unë jam rritur me lumenjtë e Gjakovës dhe si fëmijë aty jam larë, por nuk mundem të shkoj më atje, sepse lumenjët janë plot me mbeturina, shumë të rrezikshme për shëndetin, kancerogjene, asbesti’.

Lumi Erenik

Mbetet shqetësim lumi Erenik, njëri nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit e rajonit, i cili më herët kishte një rol të madh ekonomik për shkak se u ka shërbyer mullinjve, ka shërbyer për ujitje, për peshkim, por edhe si vend pushimi e relaksimi për banorët që pushonin në këtë lumë.

Lumi që një herë ishte një vend pushimi shumë i bukur shihet qartë se nuk është më i përdorueshëm, madje as për së afërmi, siç përdorej dikur. Përkundrazi, tani njerëzit vetëm po i hedhin mbeturinat në të.

Kryetari Gjini e jepë një shpresë për rikthimin e lumit Erenik, jo vetëm siç ishte po mbase edhe më bukur : ‘Pjesen që e zë zona urbane e Gjakovës do të rregullohet bashkë me rrugën ‘Bujar Roka’ që është pjesë e Gjakovës te qarkorja e brendshme e Gjakovës. Në projektin e qarkorës së brendshme  e kemi futur edhe rregullimin e shtratit të lumit Erenik, pjesa e lumit që e rrethon qytetin e Gjakovës dhe që ka qenë më e ndotura. Praktikisht projekti është i tenderuar dhe po vazhdon puna , kështu që Ereniku do të ruhet prej pjesës dërmuese të ujërave të zeza me fillimin e operimit të impiantiti të ujrave të zeza që po ndërtohet. Pra të gjitha ujërat e zeza të zonës urbane të komunës së Gjakovës do të shkojnë në impiant edhe pastërtia e ujit do të rritet për 70 përqind. Pjesa dërmuese e Erenikut ndotet prej qytetit për shkak se kanalizimet janë të koncentruara, prandaj vitin e ardhshëm me fillimin e punës së impiantit ky problem do të eleminohet’.

Nesër: Çfarë thonë ekspertët dhe gjakovarët?

Autore Behare Bajraktari

Leave a Reply