Janë bërë disa gabime me hidrocentralet

Më të rejat

Detyrohemi të blejmë nga Shqipëria energji të ripërtritshme

Sipas direktivave të BE-së 30 përqind e energjisë duhet të fitohet nga burime të pastra si uji,era etj, e tash kanë filluar të ndërtohen shumë hidrocentrale sidomos në Deçan e Junik, por sipas ligjeve ata nuk duhet ta ndalojnë tërë ujin siç po bëjnë. Kryetari I Gjakovës Ardian Gjini thotë se  asnjë direktivë nuk thotë që 30 përqind e energjisë duhet të vijë nga uji, direktiva thotë që konsumi i energjisë duhet të jetë 30 përqind prej atyre burimeve. Ndër të tjera Gjini tha se mundet të ndodhë që një shtet i vogël edhe nëse e përdor tërë energjinë e ripërtritshme nuk mundet ta arrijë 30 përshindëshin e prodhimit të energjisë sa ka nevojë.

 “Pra duhet të blihet energjia, duhet të këmbehet energjia.  Pra nëse një vend smundet ta prodhojë, duhet ta blejë energjinë, pra konsumin duhet ta ketë 30 përqind të ripërtritshmme. Për shembull Shqipëria e ka energjinë 80 përqind të ripërtritshme, për kokë banori më së shumti në Europë. Ne e kemi 80 përqind prej energjisë fosile, prej thëngjillit. Në bazë të  direktivave detyrohemi t’i blejmë prej Shqipërisë, për ta plotësuar normen prej 30 përqind  të konsumit të ripërtritshëm”.

Në pyetjen drejtuar nga BB Green-i për gjendjen e hidrocentraleve, Gjini tha se janë bërë disa gabime me hidrocentrale që kanë filluar më herët. “E kam një analogji që e përdori shumë shpesh: nëse e tërheq lavjerrësin shumë në të majt, në momentin që e lëshon do të shkoj shumë në të djathtë, duhet të bëhet balancë.  Në Kosovë ka pasë fushatë të mos ndërtohen termocentralet, fushatë e madhë është bërë që të ndalen, dhe janë ndalë. Për mendimin tim ka qenë gabim fatal. Gabim historik i Kosovës”.

Ndërsa mosndertimin e termosentraleve e quan gabim historic. “ Kur kanë filluar të ndërtohen hidrocentralet jo sbënë se po e merrni krejt ujin, janë disa probleme të mëdha konceptuale. Unë mendoj që Kosova e ka bë gabimin më të madh strategjik në histori të veten që nuk i ka ndërtuar në 2007 dhe 2008 termocentralet”. Gjini thotë, gjeneratatat që vijnë kanë për të na gjykuar që nuk janë ndërtuar./BB Green Kosova

Leave a Reply