DiCaprio mbështet fushatën për mbrojtjen e lumenjve të paprekur të BeH-së

Më të rejat

Ylli hollivudian i filmit Leonardo DiCaprio u është bashkuar thirrjeve drejtuar autoriteteve në Bosnjë-Hercegovinë për të ndaluar përgjithmonë ndërtimin e mini hidrocentraleve në atë vend dhe kështu të parandalojnë shkatërrimin e lumenjve të tij dhe shkatërrimin e mjedisit.

“Lërini lumenjtë e BeH-së të rrjedhin lirshëm”, ka shkruar DiCaprio në llogarinë e tij në Facebook dhe Twitter, duke theksuar se ndërtimi i mini hidrocentraleve rrezikon më shumë se një mijë kilometra rrjedha ujore lumenjsh në atë vend.

Me këtë, aktori i Hollivudit në fakt mbështeti fillimin e fushatës së shoqatave të ndryshme mjedisore dhe organizatave joqeveritare, qëllimi i të cilave është të mbrojë lumenjtë në BeH.

Organizata e quajtur Shoqata për ndryshime shoqërore ka përkujtuar se të premten skadon afati deri kur do të duhej zbatuar përfundimin e Parlamentit të Federatës së BeH-së nga qershori i këtij viti mbi ndalimin e plotë të ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në atë entitet.

“I bëjmë thirrje urgjente qeverisë së Federatës së BeH-së që përgjithmonë t’i ndalojë këto lloj ndërtimesh, duke plotësuar përfundimin në zgjidhjen ligjore, sepse përndryshe një mijë kilometra lumenj të paprekur të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe njerëz dhe kafshë do të rrezikohen seriozisht”, thuhet në ftesë.

Parlamenti i Republikës Serbe më parë ka refuzuar të mbështesë një iniciativë të tillë.

Koordinimi i shoqatave të ndryshme me emrin “Koalicioni për mbrojtjen e lumenjve” ka përkujtuar se më shumë se 430 hidrocentrale të vegjël tashmë janë ndërtuar ose janë planifikuar në këtë vend, i cili shkatërron disa nga lumenjtë dhe pyjet më të ruajtura dhe të larmishme evropiane dhe devijon dhe ndot ujin.

Termocentrale të tilla ndryshojnë në mënyrë drastike mjedisin dhe u sjellin përfitime vetëm investitorëve të drejtpërdrejtë, dmth. atyre që shfrytëzojnë energjinë elektrike të prodhuar.

Lumenjtë midis Sllovenisë dhe Shqipërisë, përfshirë lumenjtë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbisë, konsiderohen si nyja më e rëndësishme për biodiversitetin e rrezikuar të ujërave të ëmbla në Evropë, dhe 69 specie që jetojnë në këta lumenj nuk jetojnë në asnjë vend tjetër në botë.

Deri në tre mijë diga janë planifikuar të ndërtohen në të gjithë rajonin, dhe nëse këto plane realizohen, të paktën 10 përqind e specieve të peshqve evropianë të ujërave të ëmbla do të zhduken ose do të jenë në prag të zhdukjes./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: AFP

Leave a Reply