“Nuk ka pasur zjarre të tilla në Arktik për 10,000 vjet”

Më të rejat

Zjarret që shkatërruan Siberinë këtë verë dhe kanë thyer tashmë rekordin e vitit 2019 për nga intensiteti, kanë shkaktuar emisione rekord të CO2-shit, i cili i kontribuon ngrohjes globale, njoftoi Shërbimi evropian i ndryshimit të klimës Copernicus.

Bazuar në të dhënat satelitore, shkencëtarët e Copernicus-it vlerësuan se zjarret në Rrethin e Arktikut shkaktuan emisione të CO2-shit prej 244 megatonësh midis 1 janarit dhe 31 gushtit, në krahasim me 181 megatonë për tërë vitin 2019.

Kur merren parasysh se zonat Siberiane jashtë Rrethit të Arktikut, zjarret gjithashtu kanë thyer rekorde kur bëhet fjalë për emetimet e doksidit të karbonit, duke liruar 540 megatonë nga qershori deri në gusht.

Për të dytin vit radhazi, Siberia u shkretërua nga zjarre të mëdha, të cilave u kontribuan temperaturat rekorde që tejkaluan mesatarisht me më shumë se pesë gradë Celsius temperaturat e zakonshme për atë sezon. Së bashku me tokën më pak të lagësht se zakonisht, e cila gjithashtu ndihmohet nga ngrohja globale, nxehtësia e madhe ka krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve që kanë shkatërruar pyje të mëdha siberiane.

Zjarret “zombi”

Sipas Copernicus-it, disa nga këto zjarre mund të jenë shkaktuar nga zjarret “zombi” që digjeshin nën sipërfaqe që nga zjarret katastrofike të vitit 2019, që deri atëherë nuk mbahen mend.

“Zjarret e forta që janë ndezur që nga mesi i qershorit kanë thyer tashmë rekordin e vitit 2019 për nga sasia dhe intensiteti,” tha në një deklaratë Mark Parrington i shërbimit të monitorimit atmosferik të Copernicusit.

Muajin e kaluar, kreu i Copernikusit për ndryshimin e klimës, Carlo Buontempo, paralajmëroi për ngrohjen në Arktik, në veri të paraleles së 66-të: “Është shqetësuese që Arktiku po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës”.

Sipas hulumtimit, temperaturat në rajonet polare janë rritur me dy gradë që nga mesi i shekullit të 19-të, dyfishi i mesatares për të gjithë planetin.

“Numri në rritje i zjarreve të forta në Arktik ka qenë i pashembullt në 10,000 vitet e fundit,” tërhoqi vërejtjen Peter Winsor, drejtori i programit për Arktik i organizatën mjedisore ndërkombëtare WWF.

Arktiku mund të ngrohet për 10 gradë

Manuel Pulgar-Vidal, përgjegjës për klimën dhe energjinë në WWF, bëri thirrje për një “përgjigje koherente globale për të kufizuar efektet më të këqija të ndryshimit të klimës” dhe tha se premtimet aktuale të bëra nën Marrëveshjen e Klimës së Parisit janë “plotësisht të pamjaftueshme dhe mund të çojë në Arktik 10 gradë më të ngrohtë sesa tani ”.

Zjarret gjithashtu kanë shkatërruar perëndimin e Shteteve të Bashkuara dhe hapësira të mëdha të Amazonës këtë vit. Në Amazon, megjithatë, ato ishin më të vogla në gusht sesa në të njëjtën periudhë në 2019, kur ishin më të fortë në nëntë vjet.

Copernicusi vlerësoi se globalisht, viti 2019 ishte “mesatar” kur bëhet fjalë për zjarret në pyje, pavarësisht episodeve të “papara” në disa pjesë të botës, të tilla si Siberia.

Emetimet e shkaktuara nga të gjitha zjarret në pyje në botë vlerësohen nga Koperniku në 6735 megatonë CO2, që është më shumë se emetimet vjetore të Sh.B.A-së prej pak më shumë se 5100 megatonë.

Kjo është një rritje e lehtë nga 2018 (më pak se 6,000 megaton), por konfirmon trendin global të rënies së emisioneve totale të lidhura me zjarrin që nga fillimi i viteve 2000, kur ato tejkaluan 8,000 megatonë, thotë Copernicus-i./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: Pixabay

Leave a Reply