Kompanitë e mëdha të naftës në Evropë po kthehen në elektrike
Nën presionin e qeverive dhe investitorëve, udhëheqësit e industrive si BP dhe Shell po përshpejtojnë prodhimin e tyre të energjisë eko-miqësore.
Në fund të muajit të kaluar, Royal Dutch Shell fitoi një marrëveshje për të ndërtuar një fermë të madhe me energji të erës në brigjet e Hollandës. Gjithashtu në fillim të vitit, Totali i Francës të cilët janë prodhues të baterive, ranë dakord të bënin disa investime të mëdha në energjinë diellore në Spanjë dhe një fermë me energji të erës pranë Skocisë.
Dhe në të njëjtën kohë, kompanitë po hedhin poshtë planet për të shpuar më shumë puse nafte. Dhe shumë kompani kanë premtuar që të mos kërkojnë për naftë në asnjë vend të ri.
Me anë të presionit nga qeveritë dhe investitorët të cilët adresuan shqetësimet e ndryshimit klimatik në lidhje me produktet e tyre, shumë kompani në Europë po e përshpejtojnë prodhimin e energjisë së pastërt, zakonisht energji elektrike, dhe promovojnë gaz natyror, i cili mund të jetë një karburant më i pastër.
Për disa drejtues, rënia e papritur e kërkesës për naftë të shkaktuar nga pandemia është një paralajmërim tjetër se nëse nuk ndryshojnë përbërjen e biznesit të tyre, ata rrezikojnë të shkojnë drejt zhdukjes.
“Gjatë gjashtë viteve të fundit, kemi pasur paqëndrueshmëri ekstreme në mallrat e naftës,” tha Claudio Descalzi, 65 vjeç, shefi ekzekutiv i kopmanisë Italiane Eni. Ai tha se dëshironte të ndërtonte një biznes më të bazuar në energjinë e gjelbër sesa në naftë.
Energjia elektrike do të jetë mjeti kryesor për të dhënë energji më të pastër në të ardhmen.
Këto kompani shpresojnë të përfitojnë nga mijëra inxhinierë në listat e tyre për të menaxhuar ndërtimin e llojeve të reja të impianteve të energjisë. Energjia elektrike është çelësi i shumicës së këtyre strategjive. Hidrogjeni, një gaz me djegie të pastër që mund të ruajë energji dhe të gjenerojë energji elektrike për automjetet, gjithashtu luan një rol gjithnjë e më të madh.
Të gjitha kompanitë e mëdha të naftës në Evropë tani kanë vendosur objektiva për të zvogëluar emetimet e karbonit që kontribuojnë në ndryshimin e klimës. Shumica kanë vendosur një ambicie “net zero” deri në vitin 2050, një synim i përqafuar gjithashtu nga qeveritë si Bashkimi Evropian dhe Britania. /bbgreenkosova./
Burimi: Nytimes.com
Foto: Nytimes