Një shpezë e rrallë pas dy shekujsh shihet sërish në Kroaci
Një shpezë e rrallë, ibisi tullac, e zhdukur në Kroaci që në shekullin XVIII, është parë këto ditë sërish në këtë vend.
Një plim prej dhjetë ibisësh tullacë (Geroniticus eremita) është parë në fusha në Podravinë, transmeton gazeta kroate Jutarnji list.
Në fillim të shekullit XXI, popullacioni i ibisit tullac ka rënë në gjithsej 200-250 individë, të cilët kanë mbijetuar në rajonin e Afrikës së veriut dhe Lindjes së afërt.
Shfaqja e sërishme e këtij lloji lejleku në Kroaci është e mundur duke iu falënderuar projektit LIFE NorthernBald Ibis, me të cilin po bëhet rikthimi i kësaj shpeze në Gjermani e Austri. Në kolonitë e krijuara artificialisht folenizohen rreth 140 individë, të cilët fluturojnë në jug për të dimëruar në Itali./bbgreenkosova
Burimi: jutarnji.hr
Foto: Waldrappteam | LIFE Northern Bald Ibis