Pasojat e ngrohjes globale: Dy akullnaja 5000-vjeçare janë zhdukur në Arktik
Pamjet e reja satelitore nga NASA kanë treguar se dy akullnaja të mëdha në gjirin e Shën Patrikut në Kanada janë zhdukur plotësisht.
Akullnaja më e madhe kishte sipërfaqe prej 3 miljesh katrorë, ndërsa ajo më e vogla ishte 1.1 milje dhe që nga viti 1959 po zvogëloheshin për shkak të ngrohjes globale.
Shkencëtarët kanë bërë të ditur se akullnajat janë krijuar rreth 5,000 vjet më parë, dhe se në periudhën nga shekulli XVI deri në atë XIX, në periudhën e njohur si “epoka e vogël e akullt”, ato ishin dukshëm më të mëdha, njofton CNN-i.
Që nga viti 2015, këto dy akullnajat kanë filluar të shkrihen më shpejt, kështu që ishte e sigurt që ato do të zhdukeshin në të ardhmen e afërt, por Mark Syrizi, nga Qendra Kombëtare e Studimit të Dëborës dhe Akullit, thotë se mëgjithatë është i befasuar që u zhdukën më shpejt sesa parashihej.
“Thjeshtë, në Tokë është shumë nxehtë,” tha Sirizi, duke shtuar se dy zhdukja e dy akullajave nga gjiri i Shën Patrikut janë vërejtje serioze për atë që po ndodhë në Arktik./bbgreenkosova
Burimi: CNN
Foto: BY 2.0 (Ilustrim)