
Billbordet të cilat “marrin frymë”
Global Action Plan ka nxjerrë tabelat e reja “që marrin frymë” për të shënuar një fushatë të re, e cila përcakton çështjen urgjente për veprime të menjëhershme në trajtimin e ndotjes së ajrit.
‘Billbordet që marrin frymë’, të cilat bazohen në tre zona në Londër, përdorin mushkëri të lulëzuara për t’i kujtuar udhëtarët të jenë të vetëdijshëm për zgjedhjet e tyre të transportit, në mënyrë që të parandalojnë ndotjem e ajrit.
Mushkëritë që shfaqen në tabela reagojnë në kohë reale sipas të dhënave të lokalizuara të ndotjes së ajrit nga Qendra e Ajrit të Pastër.
Kur nivelet e ndotjes së ajrit janë të ulëta, mushkëritë lulëzojnë dhe kur ndotja e ajrit është e lartë ose po i afrohet niveleve të paligjshme, mushkëritë fillojnë të thahen. Fushata #BuildBackCleanerAir, e cila ka filluar së bashku me tabelat, synon të nxjerrë në pah çështjen e rinovuar për veprim mbi ndotjen e ajrit për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19.
Bazuar në hulumtimet parësore sociale dhe të dhënat shkencore sekondare gjatë periudhës së karantinës, raporti dhe mjetet e fushatës paraqesin prova për qeverinë, autoritetet lokale dhe fushatat për të theksuar urgjencën e krijimit të ajrit më të pastër. Raporti nënvizon se ka të ngjarë që ndotja e ajrit i bën njerëzit më të prekur nga kapja e COVID-19 me cilësi të dobët të ajrit, duke ndikuar gjithashtu në shërimin afatgjatë të pacientëve.
“Siç tregon ky raport, çështja për veprim ndaj ndotjes së ajrit nuk ka qenë kurrë më e madhe, apo më e rëndësishmja, sepse ndotja e ajrit duket se po na bën më të prekshëm ndaj këtij koronavirusi.” Kishte thënë Larissa Lockwood, drejtuese e Cilësisë së Ajrit në Global Action Plan.
Duke paraqitur këtë mandat të qartë nga publiku që vendimmarrësit dhe bizneset duhet të veprojnë më urgjentisht për të luftuar ndotjen e ajrit, ne së bashku duhet të shfrytëzojmë këtë moment dhe të ndërtojmë ajër më të pastër.
Burimi: Airqualitynews.com