Çfarë vendimi merret në Kosovë për veturat hibride

Më të rejat

Në ditën e djeshme të 23 korrikut komisioni për Buxhet dhe transfere  ka shqyrtuar këkesën e Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin e Qeverisë për të ndryshuar akcizën në lëngje dhe automjete.

Propozim vendimin për ndryshim të normës së akcizës për vetura hibride  dhe lëngje , para anëtarëve të komisionit e ka prezantuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. 

Duke pasur parasysh se bizneset prodhuese në veçani janë goditur  nga pandemia dhe sipas ministers  zbritja e akcizës ka qenë kërkesë e kahmotshme e bizneseve, akzica prej 4.5 centë në liter për lëngje është shumë e lartë. Pas disa analizave të Ministers së Financave ka paraqitur propozim-vendimin që kjo akcizë të zbritet nga 4.5  në 0.5 centë në liter.

Në vendimin e Qeverrisë është edhe kërkesa për uljen e akcizës për veturat hibride tha Bajrami, pasi që një nga prioritetet e programit të qeverisë është mbrojtja e ambientit, dhe ky është një stimulim i blerjes së veturave  hibride që ndotin shumë më pak ambientin se veturat e zakonshme. Dhe vendimi nga Qeveria u mor se akciza për këto vetura të ulet nga 500 euro në 10 euro.

Sipas Bajramit ky vendim ka edhe impakt finaciar, për lengje do të jetë 5 milionë në vit, ndërsa për veturat hibride 11 mijë euro në vit.

  Burimi : kuvendikosoves.

Leave a Reply