Njihuni me gjallesat e detit të errët
Ujërat e thella dhe të errëta të deteve dhe oqeaneve janë ende të mistershme për ne, pasi që ne kemi zbuluar vetëm 5 përqind të tyre, mbetet e pazbuluar 95 përqind e thellësise ku çdo ditë e më shumë zbulohen gjallesa dhe ekosisteme të reja dhe shumë të çuditshme.
Disa fotografë, David Doubilet dhe Jennifer Hayes gjatë një udhëtimi në ujërat e errëta, fotografuan disa gjallesa e miqësi shumë te çuditshme mes tyre, të cilat i publikuan në National Geographic.
Gjatë natës në këto thellësi, planktonet notojnë në sipërfaqe më të cekëta se zakonisht për tu ushqyer, e shumë prej tyre janë ende larva, duke përfshire karkalecin “mantis” në fotografi.
Fotografët me anë të dritave pikasën gjallesa si kandil ndriçues, dhe peshk luani i cili ishte i rrethuar nga amfipode. Fotografët e përshkruan udhëtimin në këto ujëra sikur një shëtitje në hapsirë. “Mënyra e vetme në të cilën mund të vërehet se cili drejtim është për në sipërfaqe, është duke ndjekur fluskat e ujit”, tha Doubilet.
Disa pamje në këto thellësi janë më të rralla se sa tjerat, siç është kandili i pavdekshëm. Kur ky kandil ndihet i kërcënuar, ky invertebror që bën dritë kthehet sërisht në fazat e para të jetës, duke e rifilluar jetën e tij.
Doubilet dhe Hayes përdorën edhe pajisje te veçanta për të fotografuar krijesa intervebrore të vogla, por që mund të rriten deri në disa metra. Fotografët hasën edhe një dukuri të çuditshme, ku një peshk i vogël ishte fshehur brenda një kandili për tu larguar nga pretadorët e ndryshëm.
E përveç tyre, fotografët hasën gjallesa si flutura e detit, e cila është një lloj i butakut me krah si të fluturës që noton nëpër thellësi të detit duke dhënë një ndriçim të lehtë.
Ata gjatë udhëtimit fotografuan edhe peshq të ndryshëm të kamufluar e kallamare të rallë. Këto janë disa nga qindra mijërat e gjallesave të thellësive të deteve e oqeaneve. Krijesa si këto na rikujtojnë se sa gjallesat janë të afta që të adaptohen në mjedis ku jetojnë dhe se sa bukur kanë evoluar. /bbgreenkosova./
Burimi: https://www.nationalgeographic.com/photography/features/2020/07/meet-the-creatures-of-the-night-sea/
Foto: National geographic