Nga valët në energji elektrike: Një projekt me vlerë 16 milion euro
Burimet e rinovueshme të energjisë në Portugali mund të gjenerojnë investime në vlerë prej më shumë se 254 milionë euro, si dhe të krijojnë 1.500 vende të gjelbërta pune.
Njëri nga projektet, i cili këtë mundësi teorike eshndërron në praktikë është ndërtimi i një impianti për prodhimin, montimin dhe servisimin e konvertuesve të energjisë së valëve.
Megjithëse valët nuk janë burimi i parë i pastër i energjisë elektrike për të cilin mund të mendojmë, sigurisht që ekziston një teknologji falë së cilës, me ndihmën e tyre, prodhohet energji elektrike, dhe projekti në portin portugez të Viana do Castelo do të kontribuojë në përdorimin e tij më të gjerë, shkruan Portali i Energjisë.
Kjo e arritur, në vlerë prej 16 milionë eurosh, në veri të vendit e realizon kompania “CorPower”.
Selia e saj gjendet në Stokholm (Suedi). Për lokacion të fabrikës megjithatë është zgjedhur Portugalia për shkak të, siç është bërë e ditur, resurseve natyrore, vetëdijes së zhvilluar ekologjike të banorëve dhe interesimit për inovacione i kthyer drejt oqeanit, si dhe të ekspertëve të atjeshëm.
Pritet që gjeneratorët e parë të dalin në treg në vitin 2024.
Në “fqinjësi” të repartit të ardhshëm prodhues gjendet centrali me erë gjysmë i zhytur, me fuqi të isntaluar prej 25 MW, e lëshuar në punë në janar të këtij viti.
Burimi: Portali energjetik
Foto: EpicStockMedia