Ngrohja globale do të tejkalojë 1.5 gradë Celsius gjatë pesë viteve të ardhshme
Temperatura mesatare globale ka të ngjarë të tejkalojë objektivin e caktuar të kufizimit të ngritjes deri në 1.5 gradë Celsius në krahasim me periudhiudhën para-industriale në të paktën njërin nga pesë vitet e ardhshme, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).
Sipas një studimi të paraqitur të enjten në Gjenevë, shanset janë 20 përqind që kjo mesatare do të regjistrohet në të paktën njërin nga pesë vitet e ardhshme në periudhën nga 2020 deri në 2024.
Shanset janë rreth 70 përqind që në një ose më shumë muaj gjatë pesë viteve të ardhshme, të do të shënohet paktën temperaturë 1.5 gradë Celsius më e lartë mesatare në krahasim me periudhën para-industriale, e cila përfshinë periudhën nga viti 1850 deri në 1900, sipas WMO-së.
“Ky studim, përveç aftësive të larta shkencore, tregon për sfida të mëdha në përmbushjen e objektivit të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet e klimës për kufizimin e rritjes globale të temperaturës në më pak se dy gradë Celsius në krahasim me periudhën para-industriale dhe përpjekjet të cilat bëhen për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celsius,” tha sekretari i përgjithshëm i WMO-së-së, Petteri Taalas.
Ekspertët kanë dhënë parashikime veçanërisht katastrofike për rajonin e Arktikut, i cili ka të ngjarë të ngrohet dyfish më shumë në krahasim me mesataren globale.
Përveç kësaj, temperatura mesatare në botë ka të ngjarë të tejkalojë nivelet para-industriale për një gradë Celcius në secilin nga pesë vitet e ardhshme.
Periudha nga 2015 dhe 2019 tashmë është më e ngrohta e regjistruar që nga fillimi i matjes.
Studimi është rezultat i një llogaritjeje nga Shërbimi Meteorologjik Britanik dhe janë marrë parasysh “variacionet natyrore, si dhe ndikimin e njeriut në klimë”, thekson WMO-ja.
Sidoqoftë, nuk janë marrë parasysh uljet e mundshme të emetimeve të gazrave serë që vijnë nga ngadalësimi në ekonominë botërore për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Për shkak të mbajtjes së gjatë të dioksidit të karbonit në atmosferë, efekti i zvogëlimit të emetimeve të këtij viti nuk do të çojë në një ulje të përqendrimit të dioksidit të karbonit atmosferik, i cili stimulon rritjen globale të temperaturës”, tha Taalas.
Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, pjesët lindore të Amerikës së Jugut ka të ngjarë të jenë më të thata, më shumë lagështi do të ketë në lartësi më të mëdha dhe në rajonin e Sahelit, pjesa veriore e Atlantikut të Veriut mund të ketë erëra më të forta perëndimore, që mund të rezultojnë me më shumë stuhi në perëndim të Evropës, shton CNN./bbgreenkosova
Burimi: CNN
Foto: Pixabay