Ruanda me plan ambicioz për zvogëlimin e ndotjes

Më të rejat

Ruanda është ndër shtetet e para në botë, e cila ia ka paraqitur programin e saj kombëtar për zvogëlimin e emisioneve të gazrave me efekt të serrës Konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Sipas planit të ri, ky shtet afrikan do të zvogëlojë emisionet e tij për së paku 16% deri në vitin 2030 në krahasim me skenarin bazë (business as usual), ndërsa në rast të ndihmës më të fuqishme të shteteve të zhvilluaraemisionet mund të zvogëlohen edhe për 38%.

Ruanda ka gati 12 milionë banorë dhe i përket kategorisë së shteteve më pak të zhvilluara të botës dhe qysh tash ndjen pasoja të rënda të ndryshimeve të klimës, të cilat ndikojnë në ekonominë e këtij vendi, e cila mbështet në bujqësi. Duhet theksuar se edhe përkundër zvogëlimeve në raport me skenarin bazë, emisionet e këtij shteti janë projektuar që të rriten nga krahasim me vitin 2015, në mënyrë që Ruanda të vazhdojë të zhvillohet ekonomikisht, gjë që është në harmoni me Marrëveshjen e Parisit, por se duke iu falënderuar këtij plani rritja e emisioneve do të jetë dukeshëm më i ngadalshëm se sa fillimisht është paraparë.

Sipas planit të cilin e ka paraqitur Ruanda, në këtë shtet parashihen masa si shtimi i kapaciteteve të energjisë së ujit dhe asaj solare, shtimi i efikasitetit energjetik në industri, mbështetje për automjetet elektrike, si dhe përdorimi i gazit bio në ferma.

Planet për zvogëlimin e emisioneve si ky profesionistët i quajnë kontributet e përcaktuar në shkallë vendi (nationally determined contributions) dhe janë instrument themelor i Marrëveshjes së Parisit. Me to shtetet prezantojnë se në çfarë mënyrë do të luftojnë ndryshimet e klimës.

Parashihet që kontributet e caktuara kombëtare të azhurnohen çdo pesë vjet, ndërsa ky vit është vëçanërisht i rëndësishëm, meqë është planifikuar që shtetet të paraqesin plane të reja e më ambicioze, të cilat botën do ta afronin drejt cakut, i cili nënkupton që temperatura globale mesatare mos të rritet më shumë se një gradë e gjsyëm. Sipas planeve aktuale, të cilat janë miratuar me rastin nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit, Toka do të nxehej për rreth 2,8 gradë deri në fund të shekullit XXI.

Burimi: Taarifa
Foto: Alternativeafrica

Leave a Reply