‘Ngjyra e ftohtë’ e cila ndihmon në zvogëlimin e ndotjeve nga ndërtesat
Një lloj i ri i ngjyrës së bardhë ka potencialin për të ftohur ndërtesat dhe për të zvogëluar varësinë nga ajri i kondicionuar.
Në një studim, produkti i ri është në gjendje të pasqyrojë 95.5% të dritës së diellit dhe të ulë temperaturat me 1.7C krahasuar me kushtet e ajrit të ambientit. Inxhinierët e përfshirë thonë se ndikimi arrihet duke shtuar grimca me madhësi të ndryshme të karbonatit të kalciumit.
Të gjithë e dijmë se ndërtesat e të gjitha llojeve janë një nga burimet më të mëdha të emetimeve të CO2, pasi që ngrohja dhe ftohja e ndërtesave furnizohet kryesisht nga qymyri, nafta dhe gazi.
Në Evropë, rreth 75% e kësaj nevoje për energji vjen nga lëndët djegëse fosile.
Sipas studiuesve, çelësi për zbulimin e kësaj ngjyre ka qenë shtimi i karbonatit të kalciumit në përzierje. Shkencëtarët zbuluan se duke përdorur përqendrime të larta të kësaj substance me shkumës, me madhësi të ndryshme grimcash, ata ishin në gjendje të krijonin një produkt që reflekton 95.5% të rrezeve të diellit.
“Rrezet e diellit janë një spektër i gjerë i gjatësisë së valëve”, tha Profesor Xiulin Ruan, pjesëtar i zbulimit.
“Ne e dimë që secila madhësi e grimcave mund të shpërndajë vetëm një gjatësi vale në mënyrë efektive kështu që ne vendosëm të përdorim madhësi të ndryshme grimcash për të shpërndarë të gjitha gjatësitë e valës. Ky është një kontribues i rëndësishëm përfundimisht duke rezultuar në këtë reflektim shumë të lartë.” Tha ai.
Studiuesit thonë se kjo ngjyrë mund të ketë një gamë të gjerë të aplikacioneve veçanërisht në qendrat e të dhënave, të cilat kërkojnë sasi të mëdha të ftohjes.
Meqenëse ngjyrës i mungojnë përbërësit metalikë, nuk ka gjasa të ndërhyjë në sinjalet elektromagnetike, duke e bërë atë të përshtatshme për ftohjen e pajisjeve telekomunikuese.
Ekzistojnë një numër hapash për të kaluar përpara se ky produkt të jetë në dispozicion komercial, pasi ai duhet të testohet për besueshmërinë dhe efikasitetin e tij afatgjatë.
Por studiuesit janë optimistë, patentat për shitje janë regjistruar dhe ka interes të madh nga prodhuesit kryesorë. /bbgreenkosova./
Burimi: bbcnews.com