Bubrrecat e pyllit, roje të biodiversitetit
Në pyll ndonjëherë gjejmë tuma të mëdha me barishte të tokës. Qindra bubrreca (milingona) ecin mbi to, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Aty banon bubrreci i madh i kuq i pyllit (Formica rufa).
Këta janë ndër bubrrecat më të mëdhenj në Kosovë, me gjatësi 4 deri në 9 mm. Janë të kuq deri në të kuqërremtë, vetëm barkun e kanë të errët. Në pjesën e sipërme të secilës prej gjashtë këmbëve kanë, thonj me të cilët mund të ecin në sipërfaqe jo të rrafshta, vertikalisht, të varur… Ndryshe nga shumica e insekteve, bubrrecat nuk kanë krahë, përveç meshkujve dhe femrave seksualisht të pjekura, por ato janë shumë të rralla.
Këta bubrreca janë gjuetarë të vërtetë dhe kapin insektet të tjera në një rreth edhe njëqind metra nga kolonia. Prandaj, e rregullojnë në mënyrë të shkëlqyeshme ekosistemin dhe ndihmojnë pylltarët kundër insekteve të tepërta që dëmtojnë masën e drurit. Hanë disa miliona insekte gjatë vitit. Po ashtu, mbledhin insekte të ngordhura, por ushqimi i tyre kryesor është megjithatë vesa e ëmbël e sekretuar nga morrat e bimëve ndërsa thithin bimët. Bubrrecat nuk mbledhin ushqim për dimër, por tërhiqen në pjesë më të thella të “shtëpisë” dhe atje të shtanguar dimërojnë. Ushtarët në mënyrë agresive mbrojnë territorin e tyre nga bubrrecat tjerë.
Foleja është qendra e jetës së këtyre bubrrecatve. Banesa gjysmësferike mund të jetë madje e gjerë disa metra. Bubrrecatt e ndërtojnë nga degëzat, gjethet, halat e halorëve, bari – të gjitha të bluara imët. Ajo është një strukturë e gjallë, të cilën banuesit e saj e riparojnë vazhdimisht. Shpesh banesa është e ndërtuar mbi një cung të kalbur, të vjetër, si në foton tonë, buzë pylli, ku depërton pak diell. Brendësia e kolonisë është plot korridore, dhoma, çerdhe me vezë dhe larva. Deri në dhjetëra apo edhe qindra mijëra bubrrecat jetojnë në to, por të gjithë e dinë punën dhe rrugën e tyre. Ashtu si edhe krahëmembranorët (Hymenoptera) e tjerë kolonialë si bletët, ka ndarje të punës ndër bubrrecat. Më të mëdhenjtë janë luftëtarë.Patrullojnë koloninë dhe në rast rreziku drejtojnë nofullat e tyre të mëdha drejt kërcënimit.
Nëse kërcënimi është edhe më i madh, e spërkasin ndërhyrësin me acid formik. Punëtorët janë më të vegjël dhe mbajnë banesën dhe sjellin ushqim. Komunikojnë duke prekur tentakulat. Jetojnë në një botë aromash, nga të cilat njohin njëri-tjetrin, gjejnë rrugën, gjejnë ushqim. Të gjithë punëtorët dhe ushtarët janë femra pa krahë, të rrëgjuar seksualisht. Vetëm një pjesë e femrave (mbretëreshave) dhe meshkujve kanë krahë dhe janë seksualisht aktive. Në ata dalin në ajër, fluturojnë dhe çiftëzohen në tufa. Meshkujt pastaj vdesin, dhe punëtorët mbretëreshën e çojnë përsëri në banesë për të hedhur vezë. Për çiftëzim, ajo ka ruajtur spermën e meshkujve aq sa të prodhojë vezë për gjithë jetën. Mund të ketë edhe disa qindra mbretëresha në një banesë./bbgreenkosova
Burimi: Antkeepers
Foto: BB Green Kosova