Në rrugën kryesore të Gjakovës u prenë drunjët 40-50 vjeçar
Deputetja Mimoza Kusari në llogarine e saj në Facebook ka ndarë këto pamje nga qyteti i saj Gjakova.
“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve.
Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera.
Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova”.
Ndotje, mjerim dhe krim!”
Drurët dhe hapësirat gjelbëruese përpos bukurisë së vetë që kanë, rrisin sasin e oksigjenit në ajër, thithin dioksidin e karbonit, ndalin dhe pastrojnë nga ajri grimcat e pluhurit. Ato përbëjnë shumë të mira të tjera për njeriun dhe për një jetë më të shëndeshme.
Në të gjithë botën vazhdimisht bëhet thirrrje që ato të mbrohen. Kjo situatë e prerjeve të drurëve do të duhej të ketë angazhim politik nga niveli më i lartë, duke mos dëmtuar edhe atë pak gjelbërim që ka Gjakova në ato rrugë. /BBGreenKosova/
Fotot: Facebook