Google ka kompensuar gjithë emetimet e saj të CO2-shit që nga fillimi i saj
Google ka njoftuar se ka kompensuar aq karbon sa ka emetuar që nga fillimi i tij në vitin 1998, me qëllimin që deri në vitin 2030 Google të përdorë vetëm energji elektrike nga burimet e rinovueshme dhe që çdo veprim i ndërmarrë në shërbimet e tyre, të tilla si dërgimi dërgimi i emaileve ose të kërkimit, mundësohu nga energjia e pastër, ka bërë të ditur kompania.
Përveç kësaj, ata do të investojnë në teknologji të reja që do të mundësojnë kalimin në një ekonomi me karbon të ulët, dhe planet e ekspozuara do të krijojnë rreth 20,000 vende të reja pune “të gjelbërta”, jo vetëm në Amerikë, por edhe në pjesë të tjera të botës.
Google u bë një kompani neutrale ndaj karbonit në 2007. Ata e arritën këtë duke rritur pjesën e burimeve të rinovueshme në konsumin e tyre të energjisë, duke instaluar panele diellore në pajisjet e tyre dhe duke filluar të përdorin makina hibride, ndërsa kompensuan për pjesën tjetër të emetimeve që nuk arritën të eleminonin përmes aktiviteteve të kompensimit të karbonit, të tilla si mbjellja e pemëve.
Që nga viti 2017, Google ka arritur një qëllim tjetër klimatik, duke barazuar të gjithë konsumin e saj të energjisë duke blerë energji elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme. Kështu, edhe pse e gjithë 100 përqind e energjisë elektrike që Google vërtet e ka konsumuar nuk ka ardhur nga burime “të gjelbërta”, kompania paguan shtesë furnizuesit e saj për të kompensuar diferencën dhe për të prodhuar energji elektrike të pastër shtesë atje ku kjo është e mundur.
Ç’bëjnë kompanitë tjera?
Kohët e fundit, shumë kompani kanë vendosur të bëjnë plane për të zvogëluar emetimet e gazeve serrë dhe për t’iu drejtuar burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Facebooku deklaroi në raportin për vitin 2019 se kjo kompani uli emetimet e gazeve serrë me 59 përqind krahasuar me vitin 2017. Gjithashtu, u theksua se madje 86 përqind e energjisë në biznes është marrë nga burime të rinovueshme.
Parajamëruan edhe qëllimin e tyre të ardhshëm: të kalojnë plotësisht në burime të ripërtëritshme të energjisë deri në fund të këtij viti, pas së cilës ata duhet të arrijnë emisione zero-zero në të gjithë zinxhirin e biznesit deri në vitin 2030, duke përfshirë furnizuesit dhe përdoruesit.
Para tyre, Microsofti njoftoi një plan për t’u bërë neutral i karbonit deri në 2030, dhe për të kompensuar të gjitha emetimet e mëparshme të gazeve serë deri në 2050.
Në korrik, edhe kompania Apple njoftoi se do të bëhej neutral i karbonit për dhjetë vjet, jo vetëm duke menduar për procesin e prodhimit, por edhe për përdorimin e produkteve të saj./bbgreenkosova
Burimi: Google
Foto: Reuters, Google