Anët e mira të koronës: Në ujërat e Hong Kongut po kthehen delfinët e rrezikuar

Më të rejat

Numri i delfinëve me gunga indo-paqësorë është rritur në ujërat e Hong Kongut si rezultat i zvogëlimit të dendësisë së trafikut të trageteve për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka mundësuar që kjo specie gjitarësh e rrezikuar të shërohet, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarja Lindsay Porter nga Universiteti i St. Andreës tha se kjo specie gjitarësh, e njohur gjithashtu si delfini i bardhë kinez dhe delfini rozë, gradualisht po kthehet në zonën e deltës së Lumit Pearl, të cilën ata zakonisht e shmangnin për shkak të trageteve të shumta që lidhnin Hong Kongun dhe Makaon.

Numri i delfinëve në zonë është rritur deri në 30 përqind që nga marsi, kur trafiku i trageteve u pezullua, duke u dhënë shkencëtarëve një mundësi të rrallë për të studiuar se si zhurma nën ujë ndikon në sjelljen e tyre, tha Porter.

“Kjo zonë, e cila dikur ishte një nga rrugët ujore më të ngarkuara të Hong Kongut, tani është shumë e qetë,” tha shkencëtarja, e cila ka studiuar delfinë nga zona përreth Hong Kongut për tridhjetë vjet.

Nga një varkë e vogël prej gome, Porter dhe anëtarët e ekipit të saj ulin mikrofonat në det dhe ndjekin lëvizjen e delfinëve me dronë.

Studimi i tyre sugjeron që delfinët janë përshtatur në mjedisin paqësor më shpejt sesa prisnin shkencëtarët dhe popullsia e tyre ka të ngjarë të rikuperohet më tej sa më shpejt që të hiqen burime të ngjashme të stresit, mendon Porter, e cila beson se aktualisht ka rreth 2,000 me gunga indo-paqësorë në të gjithë grykëderdhjen e e lumit Pearl.

Një studim nga autoritetet e Hong Kongut nga viti 2019 tregoi se vetëm rreth 52 delfinë hynë në ujërat përreth qendrës financiare aziatike në atë kohë, por Porter beson se numri aktual ende mund të jetë pak më i lartë.

“Ndonjëherë më duket se ne në të vërtetë jemi duke studiuar rënien e ngadaltë të kësaj popullate gjitarësh, e cila është e vështirë për ne shkencëtarët. Por edhe nëse nuk arrijmë të parandalojmë një rënie në këtë specie delfini, hulumtimi ynë mund të ndihmojë speciet e tjera të delfinëve të mbijetojnë në pjesë të tjera të oqeanit”, tha shkencëtarja.

Autoritetet e ruajtjes së delfinëve në Hong Kong planifikojnë të hapin më shumë parqe detare ku transporti do të ishte i kufizuar, por jo i ndaluar plotësisht. Delfinëve u pëlqen të qëndrojnë në tri nga këto zona.

Anëtarët e WWF-së së Hong Kongut dhe Porter besojnë se masa të tilla janë plotësisht të papërshtatshme, sepse delfinët janë ende në rrezik të përplasen me anijet ndërsa notojnë në zona të mbrojtura./bbgreenkosova

Burimi: N1
Foto: Pixabay

Leave a Reply