Pandemia ka shkaktuar një shpërthim të ndotjes plastike

Degradimi i natyrës, Më të rejat

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar një valë të re të ndotjes plastike.

“Surfers Against Seawage”, i cili është një grup bamirësie thotë se plastikat dhe maskat e hedhura në plazhe dhe lumenj kanë shkaktuar një shpërthim të ndotjes. Ky grup thotë se bizneset po e përdorin pandeminë për t’u kthyer në prodhim të plastikës një përdorimshme.

Nga shtatori, ky grup planifikon që t’i nxjerrin në pah në mediat sociale kompanitë individuale, mbeturinat e të cilave anëtarët e bamirësisë i gjejnë në natyrë rregullisht.

“Që kur karantina ka filluar të hiqet, ne kemi qenë dëshmitarë të një vale të re ndotjeje plastike që ndot plazhet tona në formën e maskave dhe dorezave një përdorimshme.” Tha Jack Middleton, pjesëtar i Surfers Against Sewage.

“Ne jemi mësuar të shohim shishe plastike dhe qese kur jemi duke bërë surf, por ky lloj i ri i ndotjes plastike është diçka që askush nuk mund ta ketë parashikuar.” Ka thënë Jack.

Anëtarët e grupit po inkurajojnë njerëzit që të përdorin maska të ripërdorueshme, dhe se ato maska ndihmojnë luftën kundër ndotjes plastike.

Surfers Against Seawage janë duke gjetur masa të mëdha të maskave nëpër lumenj dhe oqeane.
Nga 5 shtator deri më 18 tetor, ata do të fillojnë një fushatë të quajtur Gjenerata e Detit: Protesta Plastike, që synon inkurajimin e këtyre veprimeve me bazë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ata gjithashtu do të bëjnë edhe 600 pastrime plazhi dhe lumenjsh, fushata do të përfshijë gjithashtu theksimin e firmave ndotëse, paketimi i të cilave gjendet më rregullisht në natyrë.

Charlotte England, pjesëtare në këto aktivitete thotë se ka vërejtur rritje të sasive të plastikës, veçanërisht maska ​​për fytyrën në mes të mbeturinave që pastron.

“Maskat mund të shihen kudo, në parqe dhe në rrugë”, tha ajo.

“Ky është një problem i madh sepse para karantinës, këto artikuj nuk ishin vërtet në qarkullim në mesin e publikut të gjerë, ato ishin të kufizuara në industrinë mjekësore, por tani hidhen nga të gjithë.” Tha Charlotte.

Maskat dhe dorezat plastike një përdorimshme janë shumë të rrezikshme jo vetëm që ndotin mjedisin, por ka rrezik infektimi nga ato, dhe është përgjegjësi e çdo personi që të ketë kujdes në përdorimin e tyre, sepse në të njëjtëm kohë janë përgjegjës për natyrën por edhe për shëndetin e çdo personi tjetër. /bbgreenkosova./

Burimi: BBC News

Foto: bbc

Leave a Reply