Çfarë kërkohet nga shkollat për një ajër të paster
Kthimi i nxënësve në të gjitha shkollat sot me (1 shtator) ka nxitur Modeshift STARS të marrë një inciativë të re për të inkurajuar prindërit dhe fëmijët që të ecin për në shkollë.
Nisma #StaySafegetActive po ndihmon shkollat të krijojnë flluska ecjeje të lire falas për familjet. Flluskat e ecjes do të përfshijnë një hartë të zones së ecjes për të mbështetur udhëtimet aktive, gjithashtu inkurajojnë disntancën shoqërore jashtë portës së shkollës.
Si pjesë e fushatës së Modeshifts STARS po u kërkon shkollave gjithashtu të vendosin kufizime në parkim dhe një ngasje pesë minuteshe large portave të shkollës në mënyrë që të përmirësojnë ndoetjen e ajrit dhe sigurië.
Kjo nismë ka nisur pas hulumtimit të fundit të zbuluar se vetëm 51% e fëmijëve të shkollave fillore ecin për në shkollë, duke krahasuar me 705 të një brezi më parë. Nick Bulter , menaxher i akreditimit Modeshift STARS, tha : “ Ne duam që sa më shumë shkolla të krijojnë një flluskë ecje “StaySafeDetActive për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre, duke i ndihmuar ata të shijojnë një udhëtim më të sigurt dhe sa më aktiv për në shkollë.
“Të gjithë kur është e mundur, duhet të ecin, të çiklizojnë kur drejtohen për në shkollë. Aty ku familjet drejtohen për udhëtim në shkolla me makinë , ne do të deshironim që ata të gjenin një vend të sigurt për të parkuar të paktën pesë minuta large portave të shkollës dhe të ecnin për disa metra , për të krijuar një zone pa makina rreth shkollës.
“Larssa Lockwood, drejtoreshë e Ajrit të Pastër në Planin Global të Veprimit, tha: “Kthimi në shkollë është plot ankthe për prindërit, përmirësimet bëhen në mënyrë të thjesht , si flluska e ecjes do të zvogëlojnë në mënyrë drrastike shqetësimin për fëmijët të cilët shkojnë në shkollë dhe mund të jenë të sigurt.
Ajo që na tregoi shumë qartë për një ajër të paster ishte bllokimi nga COVID-19 . Përmes sjelljeve tona kolektive , duke punuar nga shtëpia , duke ecur dhe çiklizuar në vend të ngasjes, ne pamë dhe përjetuam përmirësime të jashtëzakonshme të cilësisë së ajrit në natyrë.
Dhe nëse prindërit dhe fëmijët në të gjithë vendin mbajnë ritmin duke ecur tani, kjo do t’u mundësojë prindërve dhe fëmijëve të vazhdojnë këto sjellje në mënyrë të sigurt dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë ajrin tone të paster”.
Burimi: airqualitynews.