Speciet notojnë me mijëra kilometra për ti shpëtuar nxehtësisë së oqeanit

Më të rejat

Kur një valë nxehtësie godet një pjesë të oqeanit, gjallesat ujore notojnë mijëra kilometra për të gjetur ujëra më të ftohtë.

Një zhvendosje e tillë, qoftë midis peshqve, balenave apo breshkave, mund të pengojë të përpjekjet e ruajtjes së gjallesave dhe operacionet e peshkimit. “Për të menaxhuar siç duhet ato specie, ne duhet të kuptojmë se ku janë,” thotë Michael Jacox, një oqeanograf në Administratën Kombëtare të Oqeanografisë dhe Atmosferës në Monterey, Calif.

Valët e nxehtësisë detare janë bërë gjithnjë e më të zakonshme gjatë shekullit të kaluar. Ndryshimet klimatike kanë rritur intensitetin e disa prej valëve më të famshme të nxehtësisë detare gjatë viteve të fundit.

Këto valë të nxehtësisë detare kanë shumë efekte në ekosistem, studiuesit kanë dokumentuar se si ujërat mund të zbardhin koralet në një ekosistem. Por ndikimet në speciet e lëvizshme si peshqit nuk janë studiuar më herët.

Sipas studimit, në rajone me gjerësi më të madhe, siç është deti Tasman, valët e nxehtësisë i dëmtojnë koralet dhe rrënjët që gjenden në të, por speciet që lëvizin do e kenë më të lehtë. “Ne jemi të befasuar që zhvendosjet janë aq të vogla,” tha Jacox. Por në tropik, ku temperaturat e oqeanit janë më të mëdha, speciet kalojnë mijëra kilometra për t’i shpëtuar nxehtësisë.

Zhvendosja termike e specieve detare për shkak të valëve të nxehtësisë së oqeanit, 1982–2019

Projektimi dhe parashikimi se si speciet mund të lëvizin në të ardhmen për shkak të valëve të nxehtësisë detare bëhet gjithnjë e më i komplikuar, kjo do të ndodhë sepse gjatë dekadave të ardhshme ndryshimi i klimës do të shkaktojë jo vetëm një rritje të frekuencës dhe intensitetit të valëve të nxehtësisë detare, por edhe ngrohjen e të gjitha ujërave të Oqeaneve.

Efektet e valëve të nxehtësive detare mund të jenë më mëdha e të shpejta në krahasim me ndikimet e ndryshimit afatgjatë të klimës.

Por këto ngjarje ekstreme ofrojnë një vështrim për të ardhmen, tha Malin Pinsky, një ekologjist detar në Universitetin Rutgers në New Brunswick, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. “Ne mund t’i shohim këto valë të nxehtësisë si një mësim, sepse ka ardhur koha të përshtatemi me mjedisin.” /bbgreenkosova./

Burimi: scienenews.org

Foto: sciencenews

Leave a Reply