Zjarre ndër më të mëdhatë në historinë e Kalifornisë
Shkencëtarët besojnë se lidhja midis ndryshimit të klimës dhe zjarreve më të shpeshta, më intensive është e pandashme
Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar urgjentisht nga zjarret që janë ndezur në Kaliforni javët e fundit. Të paktën 43 njerëz janë lënduar, përfshirë zjarrfikës, qindra ndërtesa janë djegur dhe mijëra sosh janë në rrezik.
Presidenti amerikan Donald Trump, të shtunën, zjarret që aktualisht po shkatërrojnë pjesë të Kalifornisë i ka shpallur gjendje katastrofe të madhe. Nënshkrimi i këtij dekreti lejon përdorimin e parave nga buxhetet e shteteve të tjera federale për strehim të përkohshëm, riparimin e shtëpive dhe mbulimin financiar të nevojave të tjera të njerëzve të prekur nga katastrofa.
Gavin Newsham, guvernatori i këtij shteti federal, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter të shtunën se zjarri që po digjet në jug dhe në lindje të San Francisko është i treti më i madh në historinë e Kalifornisë.
Zjarret që deri tani shkatërruan rreth 400,000 hektarë tokë filluan me goditje të rrufeve, për të cilat autoritetet thonë se ishin mbi 15,000 në mes të gushtit. Në të njëjtën kohë, në Luginën e Vdekjes, një shkretëtirë në Kaliforninë lindore, është matur temperatura prej 54.4°C, që është temperatura potenciale më e lartë e matur në planet.
Kapaciteti i forcave të zjarrfikësve është zvogëluar për shkak të pandemisë, dhe aktualisht pak më shumë se 14,000 zjarrfikës po luftojnë 585 zjarre, nga të cilat kanë shkaktuar më së shumti dëme 3 më masivët në zonat rurale malore dhe pyjore. Parashikimet shqetësuese tregojnë se si pasojë e erërave të forta, është e mundur që stihia e zjarrit të përhapet në zona më të dendura me popullsi.
Shkencëtarët besojnë se lidhja midis ndryshimit të klimës dhe zjarreve më të shpeshta, më intensive është e pandashme. Temperatura e ajrit, e cila është dukshëm më e lartë se sa do të ishte pa ngrohjen globale, e thanë edhe më tej bimësinë, duke krijuar kushte për formimin më të lehtë dhe përhapjen e zjarrit. Për më tepër, është vërejtur se, përveç që bëhen më të mëdha, më të shpejta dhe më të vështira për t’u kontrolluar, zjarret ndodhin më shpesh në stinët dhe zonat ku shfaqja e tyre ishte e rrallë më parë./bbgreenkosova
Burimi: BBC, The New York Times
Foto: