Sa i dëmshëm është përodrimi i squfurit në prodhimet bujqësore
Historikisht termocentralet e qymyrit ishin burimi më i madh i squfurit reaktiv, një pëbërës i shiut acid, në biosferë.
Një studi i ri i botuar në revistën Nature Geoscience tregon se aplikimet e plehravr dhe pesticideve janë burim I squfurit në mjedis. Shiu I acideve mori vëmednje në vitet 1960 dhe 1970 kur shkenctarët lidhën degradimin eeksosistemeve pyjore dhe ujore në të gjithë verilindjen e SHBA-së dhe Evropës me emetimet e karburanteve fosile nga qendrat industriale.
Ky hulumtim nxiti ndryshime, rregullim të ajrit duke çuar në nivele të ulëta squfurin. “ Duket se historia e squfurit ka mbaruar” tha Eve-Lyn Hinckly, professor ndihmës i studimeve mjedisore në Universitetin e Kolerdos, Boulder, dhe autor kryesor i studimit. “Por analiza jonë tregon se aplikimet e squfurit në toka bujqësore në SHBA dhe gjetkë janë dhjetë here më të larta se ngarkesa e squfurit në shiun acid. Askush nuk ka shikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në pasojat e shëndetit njerëzor të këtyre shtesave në mjedis.
Squfuri aplikohet në toka bujqësore për të përmirësuar prodhimin, ai mund të ketë efekte të dëmshme në tokat bujqësore dhe ujrat në rrjedhat e shiut acid” tregon Charles Driscoll një professor në Sracuse Universitetin dhe bashkautor i studimit.
Studiuesit ekzaminuan aplikimet e shumta të squfurit në miser, në rrush e në të tjera prodhime të tilla. Deri më tani shumë hulumtime janë përqëndruar në të kuptuarit dhe rregullimin e plehrave të azotit dhe fosforit, të cilat mund të shkaktojnë eutrofikim, vrasje të peshkut dhe algave nga rrjedhat e dëmshme nga zonat bujqësore.
Ky hulumtim duhet të kërkojë jo vetëm të dokumentojë efektet e tij mjedisore dhe shëndetësore të njeriut, por edhe të bashkëpunojë me fermerët për të ndikuar se të beëhet zgjidhje në përdorimin e squfurit. “Sulfuri në bujqësi nuk po ikën” tha: Hinckley, “Megjithatë ekzisto një mundësi për të bashkuar dhe krijuar zgjidhje të zbatueshme që mbrojnë qëllimet afatgjata mjedisore, ekonomike dhe shëndetin e njeriut.
Burimi: scitechdaily.