Copëtohet pllaka e fundit e paprekur e akullit në Arktikun kanadez

Më të rejat

Pllaka e fundit e paprekur e akullit në Arktikun Kanadez është shpërbërë, duke humbur më shumë se 40 përqind të sipërfaqes së saj në vetëm dy ditë në fund të qershorit, thanë shkencëtarët të premten që shkoi.

Pllaka Milne ndodhet në skajin e ishullit Ellesmere, në rajonin me popullsi të rrallë të Nunavut në Kanadanë veriore.

“Temperatura mbi mesatare, erërat e forta dhe deti i hapur janë receta për plasaritjen e akullit,” ka postuar në Twitter Shërbimi Kanadez për akullnaja.

“Është sipërfaqe sa qytete të tëra. Bëhet fjalë për copa të mëdha akulli,” tha Luke Copland, një glaciolog në Universitetin e Otavës.

Zona e pllakës u zvogëlua për 80 kilometra katrorë. Për krahasim, zona e Manhattanit është 60 kilometra katrorë.

“Ishte kjo pllaka e fundit e akullit plotësisht e paprekur. Tash tekstualisht është copëtuar,” thotë Copland.

Arktiku është ngrohur dy herë më shumë gjatë 30 viteve të fundit sesa mesatarja globale, për shkak të një procesi të njohur si amplifikim i Arktikut.

Por këtë vit, temperaturat në atë rajon polar janë edhe më intensive. Zona e mbulimit të akullit është më e vogla në 40 vitet e fundit. Temperaturat e regjistruara dhe zjarret shkatërruese të pyjeve kanë shkatërruar Rusinë Siberiane.

Kjo verë në Arktikun Kanadez është pesë gradë më e ngrohtë se mesatarja 30-vjeçare, tha Copland.

Për shkak të plasaritjes së pllakës në Ellesmere, është zhdukur edhe i ashtuquajtur liqeni i epilizuar në hemisferën veriore. Është ky një fenomen gjeologjik, në të cilin uji i freskët është i rrethuar nga akulli dhe noton në ujin e kripur të oqeanit./bbgreenkosova

Burimi: Shërbimi Kanadez për akullnaja
Foto: universalnews.org

Leave a Reply