Parashikim shqetësues: Qytetërimi mund të zhduket për pak dekada
Dy studiues, bazuar në modelet statistikore dhe matematikore të aplikuara për shkatërrimin e pyjeve në mbarë botën kanë arritur në përfundim se civilizimi njerëzor është 20 deri 40 vjet para se ta shkatërrojë vetëveten.
Mauro Bologna nga Universidad de Tarapacá i Arica në Kil, dhe Gerardo Aquino i Institutit Alan Turing të Universitetit Surrey në Londër publikuan rezultatet e studimit të tyre “Shpllëzimi dhe qëndrueshmëria e popullsisë botërore: analiza sasiore, e cila nuk nxori përfundime fare optimiste për mbijetesën e qytetërimit njerëzor. Në fakt, studimi i botuar në revistën Nature thotë që njerëzimit i kanë mbetur vetëm midis 20 dhe 40 vjet para shkatërrimit të tij.
“Bazuar në nivelet e konsumit të burimeve dhe vlerësimet më të favorshme të rritjes teknologjike, hulumtimi ynë tregon se kemi një probabilitet shumë të ulët, më pak se 10 përqind në rastin më të mirë, për të mbijetuar nga një kolaps katastrofik,” thonë në raport Bologna dhe Aquino.
Një qasje ndryshe
Shkencëtarët kanë deklaruar se treguesi i shkallës së kataklizmës është situata me pyjet, ndryshe nga kolegët e tjerë, të cilët aftësinë e mbijetesës së njerëzimit në këtë shekull kryesisht e llogarisin sipas emetimeve të gazrave serrë, pra ndryshimit të klimës.
“Para shfaqjes së qytetërimeve njerëzore, planeti ynë ishte i mbuluar me 60 milionë kilometra katrorë pyje. Si rezultat i shkatërrimit të pyjeve, tani ka më pak se 40 milionë kilometra katrorë të tyre”, thonë dueti i shkencëtarëve.
Paradoksi i Fermit
Metodat e tyre, përveç modeleve statistikore, mbështeten edhe në paradoksin e Fermit, pra tezën e fizikantit italian Enrico Fermi, i cili është pyetur pse nuk ka komunikim midis civilizimeve jashtëtokësore. Për Fermin kjo ishte e çuditshme sepse statistikisht është e parëndomtë që hapësirat e pafundme kozmike me potencial edhe më të madh për zhvillimin e qytetërimeve inteligjente nuk çuan në shfaqjen e komunikimit.
Përgjigja për paradoksin e Fermit është saktësisht ajo që kanë shkruar të dy autorët. Në të vërtetë, ekziston një ide që jeta inteligjente në një pikë të caktuar të zhvillimit të saj në mënyrë të pashmangshme shkatërron vetveten. Hulumtimet e Bolognas dhe Aquinos tregojnë për zhvillim të ngjashëm të ngjarjeve më herët se sa kemi menduar./bbgreenkosova
Burimi: net.hr, Nature
Foto: Getty Images Plus