Johnnie Walker së shpejti në ambalazh prej letre

Më të rejat

Johnnie Walker, brend i uiskit i vjetër gati 200 vjet, së shpejti do të shitet në ambalazh prej letre.

Dieago, kompania e cila është pronare e këtij brendi, ka bërë të ditur se ka në plan që në pranverën e vitit të ardhshëm në nxjerrë në shitje ambalazhin e parë ekologjik, transmeton BBC.

Bërja e tyre prej shisheve të qelqit, thonë ata, shpenzon energji dhe emeton karbon.

Për ambalazh prej letre, Diageo do të themelojë kompaninë me emrin Pulpex, e cila do të prodhojë ambalazh edhe për brendet Unilever e Pepsi.

Shishet prej letre për uiski të bëra nga nanofibri i celulozës do të jenë në tërësi të reciklueshme, ka njoftuar kompania.

Shumë kompani për prodhimin e pijeve po zhvillojnë ambalazh prej letre, në mënyrë që të tentojnë ta zvogëlojnë ndotjen dhe t’i bëjnë prodhimet e qëndrueshme, shkruan BBC.

Mirëpo, Coca cola në janar ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga ambalazhi prej plastike për një përdorim, sepse konsumatorët ende e duan./bbgreenkosova

Burimi: BBC
Foto: Diaego

Leave a Reply