Gjarpërinjtë: Duhet ruajtur prej tyre, por jo të vriten

Njeriu dhe natyra

Ata i vrasin minjtë, të cilët paraqesin rrezik shumë më të madh nga përhapja e infeksioneve se vetë gjarpërinjtë. – Si të sillemi me gjarpërinjtë?

Veprimi më i shpeshtë i qytetarëve tanë në rast se hasin në një gjarpër është të përpiqen ta vrasin, apo edhe ta vrasin vërtet. Por, gjarpërinjtë kanë rëndësi të madhe në zingjirin ushqimor, ata i vrasin minjtë të cilët paraqesin rrezik shumë më të madh për përhapjen e infeksioneve se sa vetë gjarpërinjtë. Pra, gjarpërinjtë nuk duhet t’i vrisni në asnjë rast, qoftë edhe kur hasni një të tillë helmues.

Nga shumë lloje gjarpërinjsh, në Kosovë, si edhe më gjerë në regjion, ka tri lloje gjarpërinjësh të helmueshëm: Vipera Ammodytes, që njihet si gjarpri i gurit, Vipera berus nëpërka dhe Vipera Ursinii macrops, nëperka e pyllit. Prej tyre, më së shumti ka Vipera ammodytes, i cili është gjarpër i rrezikshëm. Por, duhet pasur kujdes që, në rast se lexoni në literaturë profesionale apo në enciklopedi për ta, këta gjarpërinj duhet kërkuar me emrat e tyre latinë, për shkak se emrat e tyre popullorë ndryshojnë nga regjioni në regjion dhe mund të vijë deri te ngatërrimi. Më së miri, megjithatë, është të ruheni prej të gjithëve!

Në rast të kafshimit

Nëse gjarpri u kafshon – këshillon në një artikull revista National Geographic – shikojeni vendi rreth kafshimit, në qoftë se nuk ka ndryshime përreth vendit të kafshimit, ndërsa personi ndjehet mirë, lirisht mund të përfundoni se ka qenë ky një gjarpër johelmues.

Në qoftë se rreth vendit të kafshimit paraqitet të enjturit, krahas gjakderdhjes dhe dhembjes e cila përhapet më tutje, ndërsa keni edhe simptoma të përgjithshme të helmimit në formë të shqetësimit, marramendjes, mundimit e të vjellit, ndërsa në rastet më të rënda edhe të zhvillimit të shokut, atëherë dihet se fjala është për gjarpër helmues.

Vipera amydotes (Foto: Wikipedia)

Ndihma e parë

Ja disa hapa të cilët duhet ndërmarrë në qoftë se u kafshon gjarpri.

  • imobilizojeni gjymtyrën nëse ajo është kafshuar, në mënyrë që të pamundësohet lëvizja e saj dhe me këtë të pamundësohet edhe qarkullimi më i madh i gjakut;
  • mbi vendin e kafshimit bëjeni një lidhje në mënyrë që të ngadalësohet qarkullimi i gjakut dhe me këtë të pengohet përhapja e helmit nëpër trup. Lidhja të bëhet me pëlhurë të gjerë dhe të mos shtrëngohet shumë. Kohë pas kohe duhet shliruar lidhjen, në mënyrë që të mos shkaktohen komplikime të tjera nga ndalimi i qarkullimit të gjakut. Ka edhe rekomandime që fare të mos bëhet lidhja. Në qoftë se kafshimi është fare afër apo në vetë enën e gjakut, atëherë më mirë është të bëhet lidhja. Nëse kafshimi është në indin muskulor, atëherë më mirë është të mos lidhet, sepse përqendrimi i madh i helmit e dëmton pariparueshëm atë ind dhe nga lidhja më i madh është dëmi se sa dobia.
  • personi të cilin e ka kafshuar gjarpri duhet të rrijë në qetësi, në mënyrë që të zvogëlohet numri i të rrahurave të zemrës dhe me këtë të ngadalësohet qarkullimi i gjakut. Megjithatë, nëse personi është vetëm dhe nuk ka ndihmë tjetër, duhet të niset edhe vetë për ndihmë, sidomos pas kafshimit të nëperkës evropiane (Vipera berus), sepse helmi i tij është më i butë dhe vepron më ngadalë.
  • personit të kafshuar duhet dhënë të pijë sa më shumë lëngje, por kurrsesi alkool apo ilaçe (sidomos jo aspirinë, sepse ajo e shpejton qarkullimin e gjakut).
  • nuk duhet prerë plagën, sepse ajo ashtu ndotet më shumë, ndërsa helmi e hollon gjakun dhe kështu mund të shkaktohet gjakderdhje më e madhe.
  • nuk duhet thithur gjakun nga plaga, sepse nëse helmi bën kontakt me ndonjë plagë të vogël në lëkurë apo në zgavrën e gojës, apo me dhëmbin e prishur të atij që ofron ndihmë, edhe ai do të helmohet.
  • nuk duhet djegur plagën sepse kjo nuk ka efekt. Eventualisht, nëse është fjala për një gjymtyrë, mund të zhytet në ujë të ngrohtë (aq sa i helmuari mund ta durojë), sepse nxehtësia e shkatërron helmin e gjarprit.

Si të silleni në afërsi të gjarpijve

Nuk duhet pasur frikë nga gjarpërinjtë. Kujdesi i rëndomtë mjafton. Gjapri nuk është kafshë e dhunshme dhe vetë ikën nga rreziku. Sulmon vetëm në rast se është i kërcënuar drejtpërdrejt.

Vipera ursinii macrops (Foto: Wikipedia)

Gjatë lëvizjes në rajonin në të cilin ka gjarpij, duhet përmbajtur këtyre rregullave:

  • bëni zhurmë duke ecur. Më së miri është të keni një shkop, me të cilin do të rraplloni para vetes apo të shkaktoni shushurimë nëpër gjethet e rëna apo kaçube. Mund ta godisni tokën edhe me këmbë. gjarpërinjtë kështu do t’ju dëgjojnë dhe do të largohen vetë. Të folurit me zë nuk ka efekt, sepse gjaprijtë “dëgjojnë” duke pranuar vibrimet nëpërmjet tokës.
  • mos vraponi apo të ecni shpejt, sepse nëse lëvizni kështu, gjarpërinjtë nuk do të mund të largohen nga rruga por do të ndjehen të rrezikuar dhe do t’u kafshojnë.
  • shikoni ku shkelni, në mënyrë që me kohë ta vëreni gjarprin, por nëse respektoni rregullin e parë e të dytë, gjapri do t’u dëgjohë nga larg dhe do të largohet. Përjashtim bën rastin kur e gjeni në befasi të fjetur, sepse atëherë ndjehen të rrezikuar dhe janë të gatshëm të mbrohen.
  • nëse lëvizni në grup, atëherë përpiquni të shkelni andej nga kanë shkelur ata para jush.
  • keni kujdes për vendet në të cilat ka mundësi të ketë gjarpij. Rëndom ky është vend shkëmbor apo i pyllëzuar, afër ujit. Në mëngjes dhe në mbrëmje gjarpërinjtë dalin në gurë sepse aty e kanë më ngrohtë, ndërsa kur është nxehtë gjatë ditës futen në zgravra apo vende tjera të cilat janë në hije, por në të cilat nuk është ftohtë.
  • kur të hasni në gjarpër, ndaluni dhe qetësohuni. Mos keni frikë apo panik. Prisni që ai të shkojë. Bëjeni gati shkopin që në rast se niset drejt jush ta shtyni (jo edhe ta godisni). Nëse është i qetë, hidheni një gur të vogël afër tij, apo rraplloni me shkop para tij, që ta dëboni. Mos e godisni gjaprin më shkop apo të gjuani me gurë.
  • mos i vrisni gjarpërinjtë. gjarpërinjtë janë të dobishëm dhe nuk duhet shkatërruar, sidomos nëse e vetmja arsye është frika. Frika nuk është arsye që këndo qoftë ta lëndoni apo ta vrisni.
  • shmangiuni secilit gjarpër sikur të jetë helmues, sepse ka lloje të cilat shumë u përngjajnë atyre helmues./bbgreenkosova
Vipera berus (Foto: Wikipedia)

Burimi: National Geographic
Foto: Wikipedia, BB Green Kosova

Leave a Reply